Partizani harron shijen e fitores, mbyllet në barazim sfida me Kukësin në “Air Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizani dhe Kukësi janë ndarë në barazim 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e 5-të në Abissnet Superiore. Sfida e zhvilluar ishte me të vërtetë spektakolare, ku nuk munguan golat dhe rastet, por në fund nuk kishte një fitues.

Pjesa e parë ishte disi e qetë nga të dyja skuadrat, duke u mbyllur me rrjeta të paprekura. Në 45 minutat e dyta, skuadrat tentuan më shumë në sulm dhe u realizuan dy gola.

Fillimisht ishte Tedi Cara, i cili në minutën e 65-të, shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer një asist të Emiljano Mustës, për ta dërguar topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Partizanit.

Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 5 minuta, pasi në minutën e 70-të Feijao pas një krosimi të Milunovic, gjuan bukur me kokë dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

Të kuqtë kishin edhe disa raste të tjera për shënim, por portieri Tafas, nuk lejoi topin të shkonte në rrjetë. Kështu Partizani vazhdon të mos njohë fitore për këtë sezon në Superiore dhe pas javës së 5-të, mban vendin e shtatë me 4 pikë, ndërsa Kukësi i bashkohet Tiranës, Teutës dhe Egnatias në krye me 8 pikë.

Të fundit

Festa e Pashkëve, mbi 10 mijë emigrantë për 48 orë nga Greqia në Shqipëri

Gjatë 48 orëve të fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë mbi 10.000 emigrantë shqiptarë që...

Komedia non-grata dhe blofi me kukllën amerikane që po mashtron demokratët

Nga Spartak Ngjela Një komedi ishte kjo, por ai që ka hall sigurisht që do të vijojë të na thotë se pritet që të shkojë...

Sot, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve

Çdo vit, që prej vitit 1982, 18 prilli festohet si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve. 18 prilli përfaqëson një mundësi për të mbrojtur dhe...

Musk ka një “fëmijë të fshehtë” me Heard? Kompensimi financiar dhe marrëveshja e heshtur

Marrëdhënia e mëparshme e Elon Musk me Amber Heard po kthehet në plan të parë. Një dokument ligjor i depozituar në vitin 2022, si pjesë...

Ribashkohet çifti? Kejsi shfaqet në videoklipin më të ri të Stresit: Sa t’kam dasht

Reperi i njohur Stresi ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video nga prapaskenat e klipit të këngës së tij më të re,...

Lajme të tjera

Web TV