Ish-deputetja e PS, Edlira Bode emërohet në krye të spitalit të Traumës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spitali i Traumës apo siç njihet ndryshe Spitali Ushtarak në Tiranë, nga sot do të ketë drjetues të ri. Burime bëjnë me dije se në krye të spitalit është emëruar ish-deputetja e PS Edlira Bode. Bode zë vendin e Arben Zenelajt i cili e mori këtë detyrë në vitin 2017.

Kush është Edlira Bode? Gjatë viteve 2017 – 2021 ajo ka mbajtur mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Korçës, si anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, periudhë gjatë së cilës ka qenë mbështetëse dhe promovuese e një sërë ligjesh të lidhura me shëndetin, profesionet mjekësore dhe mbrojtjen sociale.

Bode ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në otorinolaringologji në Universitetin e Genova-s, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe. Ka shërbyer, për disa vite, si Mjeke e Përgjithshme dhe e Familjes pranë Shërbimit Shëndetësor Parësor në qytetin e Bilishtit dhe në disa qendra shëndetësore të Rrethit të Devollit. Në vitet 2008 – 2016 ka punuar si Mjeke Specialiste Otorinolaringologe në Spitalin Rajonal të Korçës. Zj. Bode ka drejtuar në vitet 2015 – 2016 Urdhrin e Mjekëve për Qarkun e Korçës.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV