Aludimet për vjedhje votash, Soreca: Duhen hetime për rrjedhjen e të dhënave personale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ripërsëriti ashtu si në takimin me kryeministrin Edi Rama, se Komisioni Evropian ka përpiluar një raport pozitiv për Shqipërinë, duke treguar se vendi ka përmbushur të gjitha kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Mirëpo sipas Sorecas, janë disa pika që kanë nevojë për administrim të mëtejshëm. Duhet të priten të dhënat e hetimeve për pretendimet mbi manipulimin e votave dhe rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve.

Po ashtu, tha se duhet përforcuar dialogu qeveri-shoqëri civile, liria e medias duhet të jetë parësore, si dhe të plotësohen vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

“Do të fokusohem te kriteret politike. Shqipëria ka kaluar një periudhë me sfida, si pandemia. Ashtu siç u konfirmua nga Von der Leyen, BE i qëndroi pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto sfida. Raporti thotë që Shqipëria ka përmbushur kushtet për anëtarësimin e BE dhe duhet të nisë sa më shpejt Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Vonesat për negocim do të kenë aspekt negativ për besueshmërinë e BE. Ne presim përparim në tre fusha, në zbatimin e ligjit, lirisë së medias dhe nën ligjet që priten të miratohen për të drejtën e pakicave.

Në raport theksohen përfundimet e OSBE/ OHDIR për 25 prillit. Në raport thuhej që zgjedhjet në përgjithësi ishin të mirëorganizuara, por ka dhe aludime për blerje votash dhe rrjedhje të dhënash personale, e për këtë ne presim hetimet. Strukturat e BE duhet të artikulohen në mënyrë më efikase. Në raport jepet edhe vlerësimi i përparimit për qeverisjen vendore, sepse do të jetë ajo që do të kryejë 70% të legjislacionit të BE.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV