Lojëra fati në një lokal në Tiranë/ Kapet mat punonjësi, shpallet në kërkim pronari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestohet në flagrancë punonjësi i një lokali në Tiranë dhe shpallet në kërkim pronari, pasi e përdornin ambientin për lojëra fati.

Punonjësi E. X, 47 vjeç, në bashkëpunim me B. H. 36 vjeç merreshin me veprimtarinë e kundërligjshme të ushtrimit të aktivitetit në fushën e lojrave të fatit, me anë të aplikacioneve në aparatet celulare, tableta, kompjutera si dhe duke përshtatur ambiente për lojëra fati.

Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë sekuestruan 4 makineri për vendosjen e xhetonave, një shumë e konsiderueshme parash, disa kompjutera dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vijon puna për kapjen e personit në kërkim, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara, Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara,” “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV