I riu nga Kamza mbahet 2 muaj në burg për përdhunim, por vajza rezulton e virgjër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 30-vjeçar është mbajtur mbi 2 muaj burg për akuzën e përdhunimit, bazuar në kallëzimin e një vajze që pas ekspertizave mjeko-ligjore rezultoi se ishte ende e virgjër.

Hetimi i policisë dhe prokurorisë së Tiranës është kryer në sekret të plotë, pasi në dëshminë e vajzës përshkruheshin detaje tronditëse të një abuzimi që sipas saj kishte nisur prej një viti. Vajza ka rrëfyer me video konference se fillimisht kishte komunikuar në telefon me të riun me inicialet A.Sh. dhe se përpara përdhunimit, ai e ftoi në shtëpi, dhe me pas e drogoi me një shiringë.

Pas abuzimit, e reja tregoi pranë autoriteteve se ishte kërcënuar përmes një letre “po i tregove familjes do të të vras”. Pas këtij qëndrimi, i riu me banim në Kamëz rezulton të jetë arrestuar “për arsye të ngutshme” pasqyrohet në procesverbalet e policisë “si një masë që i dyshuari të mos arratisej”.

Ekzaminimet e Institutit Shkencor konfirmuan se e reja ishte e padefloruar dhe ndaj qëndrimi i saj u gjet i pabazuar.

Burimet bëjnë me dije se tanimë prokuroria ka hapur një dosje tjetër, atë të kallëzimit të rremë ndaj denoncueses që vuan nga epilepsia dhe për këtë shkak ajo nuk është arrestuar. /Top-channel

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV