Derbi i kryeqytetit/ Partizani “fundoset” nga rezultati, gjobat dhe ndeshje pa tifozë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur masa të ashpra për dy ekipet e kryeqytetit Partizanit dhe Tiranës. Pas humbjes me rezultatin minimal 1-0, Partizani u fut në krizë të thellë pikësh, ku Tirana është dhjetë pikë para rivalit të përjetshëm, por do i duhet të paguajë gjobë dhe ndeshje pa spektatorë për shkak të sjelljeve jo sportive të tifozëve të saj. Ndërprerja e ndeshjes nga tifozët, por edhe acarimi i të kuqve me gjykimin e Hamitit, nuk ka kaluar pa pasoja, ku më të rëndat janë zhvillimi i takimeve pa mbështetësitë e të kuqve, apo ndalimi i trajnerit Ilir Daja. “FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive, pajisjeve sportive dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 32/1/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij.

Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve”-thuhet në vendimin e Komisionit të Displinës. Gjithashtu edhe Tirana nuk ka dalë pa ndëshkim. “KF Tirana, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, sjelljes së gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 64/1, 64/5, 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve”. Por nisur nga rezultati ky dënim për Tiranën duket i “pranueshëm totalisht”. Në ndeshjen e luajtur këtë të hënë, takimi u nderpre vetem dy manita pasi nisi loja. Tifozët e Partizanit hodhën disa flakadanë, duke bërë që edhe një pjesë e bordurave plastike pas portës të mbrojtur nga grdiani i Tiranës të merrte flakë. U desh ndalimi i ndeshjes për disa minuta që situata të qetësohej, por kjo ngjarje duket se ishte jo në ditën e duhur, pasi për të parë sigurinë në Stadiumin “Air Albania” kishin mbërritur përfaqësues të UEFA-s.

Të fundit

Demokratë… dilni mbushni sheshet! Mos prisni magjistarin që do rrëzojë Ramën

Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen dhe ti bashkohen kauzës opozitare për rrëzimin...

Shpërthim gazi në Sorrento, të paktën 2 viktima

Dy të moshuar, një burrë dhe një grua, të moshës 81 dhe 83 vjeç, vdiqën në një shpërthim në një apartament në Piano di...

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij vendosen nën hetim nga Prokuroria

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas...

Alimehmeti i pakënaqur nga ‘primaret’ në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News, foli për zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që kanë shoqëruar...

“Injorimi i numrave, katastrofë e pashmangshme”/ PS dominuese, opozita drejt shuarjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend...

Lajme të tjera

Web TV