Bashkëpunimi/ Reforma Zgjedhore, PS gati të ulet me PD në tryezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se mazhoranca është gati të nisë shqyrtimin për reformën zgjedhore dhe si bashkëkryetar i grupit të punës është propozuar Damian Gjiknuri. Pritet që PD të zgjedhë “homologun” e Gjiknurit për të formuluar projektvendimin.

Reforma Zgjedhore që u kërkua nga Partia Demokratike është marrë në konsideratë nga Partia Socialiste duke u ulur në tryezën e bashkpëunimit. Amendimet që ka bërë PD-ja janë gati për tu hedhur në tavolinën e bisedimeve ku sipas forcave politike nuk do të ketë Pazar, por marrëveshje në të mirë të Kodit Zgjedhor. Këtë gjë e tha kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla. Gjatë një prononcimi për median, Balla theksoi se në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është diskutuar propozimi i ardhur nga PD për reformën zgjedhore. Ai bëri me dije se është vendosur që Damian Gjiknuri të jetë bashkëkryetari i propozuar nga socialistët në këtë komision. “Në mbledhjen e grupit të PS kemi diskutuar dhe për kërkesën e ardhur nga grupi i PD për ngritjen e komisionit të Reformës zgjedhore. Të dy bashkëkryetarët do të formojnë dhe formulojnë projektvendimin. Kemi shumë formula ekzistuese të mënyrës së organizmit të reformës zgjedhore. Ato janë drejtuar me bashkëkryetar, ose me ndërhyrjen e palëve”, tha kreu i grupit palrmanetar Taulant Balla. Ai tha se PS është gati sapo opozita të ketë emerin gati për bashkëkryetar. “Ndaj le të vijojë puna, duke respektuar edhe të gjithë përfaqësimin parlamentar që kemi në Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë këndvështrim, sapo projektvendimi të jetë gati, sapo PD të propozojë bashkëkryetarin e tyre, ne të kalojmë në Kuvend ngritjen e komisionit të posaçëm. Propozimet kanë mbështetje prej më shumë se 28 deputetëve. Kuvendi e cakton qartë se si mbështeten nismat. Sapo të jetë plotësuar ky afat kryetrari i Kuvendit të thërrasë mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit”, tha Balla.

Lexo edhe :  Raporti final për 11 majin: Pati dy probleme madhore

KQZ

Taulant Balla është ndalur edhe tek ndjekja e penale e atyre personave që kanë mundur të ndryshojnë rezlulatin zgjedhor. Balla ka kujtuar historinë e Partisë Socialiste para 11 viteve kur kërkohej hapja e kutive të votimit. “Së pari, ësht ënjë hap i madh dhe një meritë e jona që kemi mbështetur këtë verifikim që kryhet nga KQZ. Për ata komisionerë që përtej gabimit njerëzor kanë ndikuar në tjetërsimin e rezultatit  është një përgjegjësi penale që komisoneri për zgjedhjet duhet t’ia adresojë drejtësisë dhe le të jetë drejtësia ajo që do të vendosë. Është pjesë e një rëndësie që PS i jep. Kam qenë këtu para 11 vitesh kur kërkoja hapjen e kutive për transparencë, tanimë jemi në kushtet kur kutitë rinumërohen, kur ka gabime përtej gabimit njerëzor duhen ndëshkuar.” u shpreh Balla.

 

Të fundit

Vala e lëvizjeve në nivel tjetër/ Shkundje edhe strukturave të kontrollit të territorit

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur ndjekësve, paralajmëroi gjithashtu një “shkundje” edhe të strukturave të kontrollit të territorit, duke filluar...

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, zbardhet dinamika, në pranga një person

Policia e Fierit ka zbardhur shkaqet e aksidentit rrugor të një dite më parë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku 4 persona...

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

ur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë si drejtuese e trenit në Metronë e Kievit, në qershor të vitit 2025, këmbët i...

Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e programit për Rilindjen Urbane...

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ricaktimit të statusit ligjor të marijuanës, duke e klasifikuar ndër substancat narkotike më pak të rrezikshme....

Lajme të tjera

Web TV