Akuzohet për ngacmim seksual ndaj 2 nxënëseve të tij, gjykata cakton ’40 ditë burg’ për drejtorin e shkollës 9-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg me afat 40 ditë për drejtorin e shkollës 9-vjeçare në fshatin Stropckë në Pogradec, Adriatik Haxhillari, i akuzuar se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëset e tij të mitura.

Sipas avokatit të tij, ai nuk i pranon akuzat dhe e shfaq veten të pafajshëm ndaj akuzave.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të çështjes në gjykim, ndërsa në seancë nuk u lejua as prania e familjarëve të të akuzuarit. Jashtë kamerave, familjarët e Haxhillarit mohojnë akuzat e ngritura ndaj tij, duke thënë se i është ngritur kurth për shkak të postit.

59-vjeçari Adriatik Haxhillari akuzohet për veprën penale të “ngacmimit seksual” ndaj dy nxënëseve të tij 14-vjeçareve.

Ngjarja e rëndë u denoncua disa ditë më parë, ndërsa sipas deklaratës së 2 të miturave, ai i vijonte ngacmimet seksuale prej më shumë se 1 muaji.

Në prani të psikologëve dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit. Po ashtu, ai u ka dërguar mesazhe ngacmuese në orët e natës.

Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje në lidhje me ngacmimet dhe as kanë denoncuar, ndërsa bëhet me dije se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje në telefon në orën 11 të natës. Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur, ndërsa të nesërmen drejtori e ka thirrur për t’i kërkuar ndjesë.

Po ashtu mësohet se Haxhillari shkonte në shkollë i dehur, pasi konsumonte alkool çdo ditë në lokalin e fshatit para fillimit të mësimit.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV