Pasi qindra emigrantë “pushtuan” Poloninë në kufi ditën e djeshme duke kapur të papërgatitur vendin, gishti u drejtua nga Lukashenko duke e akuzuar se kërkon të shkaktojë destabilitet në Europë.
Alexander Lukashenko ka reaguar për herë të parë në lidhje me krizën e vazhdueshme kufitare në një intervistë me kryeredaktorin e revistës ruse ‘Natsionalnaya Oborona ditën e sotme.
Situata tashmë e tensionuar në kufirin Bjellorusi-Poloni ishte përkeqësuar edhe më shumë një ditë më parë, kur një grup i madh emigrantësh të paligjshëm iu afruan nga pala bjelloruse, duke takuar një prani të madhe policore dhe ushtarake nga Polonia.
“Unë nuk jam një i çmendur. Është e qartë se ky është një lloj frikësimi” , tha Lukashenko, duke shtuar se Bjellorusia nuk po përpiqej të provokonte askënd, por vetëm të mbronte interesat e saj. Kërkimi i një konflikti të armatosur në mes të Evropës do të ishte “vetëvrasje” , tha ai, veçanërisht pasi nëse ata “gabojnë” kjo ” do ta tërheqë menjëherë Rusinë në këtë vorbull”.