PD-ja të mos bëhet me nominime dhe largime si shtëpia e “Big Brother”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Çfarë po ndodhë me Partinë Demokratike? Pyetje që çdo kush nga ne mund t’i japë përgjigje të ndryshme dhe që të gjitha përgjigjet mund të jenë të qëndrueshme, te pjesëshme, të pavërteta, trishtuese, alarmante, zhgënjyese, të dobishme, etj, por askush nuk ka një përgjigje ekzakte të përmbledhur që të përcaktojë situatën reale se çfarë po ndodhë sot me Partinë Demokratike. Çfarë do ndodhi nesër me PD? Shqetësimi s’është thjesht për një parti, por për një histori opozite dhe triumfi, një prespektivë dhe vizioni që po e prishin apo po vetëprishet. Variante dhe arsyetime të ndryshme vijnë nga analiza dhe pikëpamje nga më të shumtat me atë që po ndodhë në Partinë Demokratike nga optika e gjithsecilit. Të atyre që e duan dhe që nuk e duan dhe të midisësve. Por situata për mendimin tim është shumë e më shumë e koklavitur nga ajo që mendojmë dhe diskutojmë. Mjegullnaja e ka mbuluar selinë e Partisë Demokratike, e gjërat janë vështirë të dallohen në brendësi se çfarë ka në të vërtet e ç’po ndodh aty. Ajo që shohim janë vetëm kur banorët e shtëpisë dalin nga aty si nga një zjarr a tërmet a asfiksi e tregojnë, e ne fillojmë të kuptojmë të pakuptueshmen.

Po e bëj këtë përsiatje, sepse javën që shkoi po mendoja cili është në të vërtet “reality shoë” i momentit në Shqipëri?! Cili është spektakli i vërtetë? Në mendje më erdhi spektakli që po zhvillohet në shtëpinë e “Big Brother” i transmetuar nga Top Chanel, por ky nuk është i vetëm, ka dhe një spektakël shumë shumë të ngjashëm me këtë reality shoë, është ai që po zhvillohet në shtëpinë e demokratëve, dikur shtepia qëndrore e ushtrisë popullore të diktaturës. A thua ndikojnë dhe muret apo ç’ka brenda tyre? Çdo media dhe portal i mundshëm transmeton me një ngjashmëri identike të njëra tjetrës, shumë të përbashkëta, aq sa duken sikur po garojnë me njëra tjetrën kush fitoj audiencën dhe vëmendjen e opinionit publik.

Prej javësh kanë filluar nominimet dhe pastaj largimet nga selia e PD-së drejt foltores, njësoj si tek spektakli i Big Brother që banorët dalin nga shtëpia dhe shkojnë në studio e diskutojnë për atë që ndodh brenda saj. A është normale kjo gjë për një forcë politike, e cila duhet të nxisë afrimin dhe bashkimin dhe jo atë të largimint? “Big Brother” atë format spektakli ka sepse duhet të boshatiset shtëpia që dikush të fitojë, ndërsa PD-ja që të fitojë duhet të mbushet plot. Më kujtohet kur Basha deklaronte para disa vitesh që Partia Demokratike ka lindur si forcë politike e madhe, është e madhe dhe do të bëhet akoma më e madhe… Pse nuk është sot kështu?

Lexo edhe :  17 qershor 1953/ Tronditet Gjermania Lindore, nis kryengritja e Punëtorëve

Këto javë kemi parë largime të njëpasnjëshme, deputet, drejtues strukturash, anëtarë. Pse, çfarë ka që nuk po shkon në PD? E kaluara apo e tashmja apo te dyja qe s’i pranon e ardhmja. Së fundmi u larguan kryetari FRPD Belind Këlliçi dhe kryetarja e grave demokrate Albana Vokshi drejt “foltores”. Për çfarë i duhet kjo lloj partie e boshatisur Bashës, nuk i shërben as atij as demokratëve dhe as vendit. Forca e Lulzim Bashës nuk duhet të fitojë mbi të vetët, por me kundërshtarët e tij politikë, nëse i ka të tillë. Sepse socialistët dhe Edi Rama po fitojnë çdo palë zgjedhje që zhvillohen përballë PD-së së drejtuar nga Basha. Ky spektakël shkatërrues për PD-në duhet të marri fund dhe duhet zgjidhje e menjëhershme sepse nuk mund të vazhdohet me dy parti nën një sigël, një PD brenda selisë dhe një PD jashtë saj në foltore. Një PD që komunikon duke vulosur shkresa dhe një PD që komunikon nga foltorja duke kundërshtuar shkresat e atyre. Nga kjo ndarje nuk fiton as Basha dhe as Berisha, por veç humbasin demokratët dhe PD-ja. Një thënie e shkrimtares dhe gazetares Italiane Oriana Fallaci më vjen sot në ndihmë për situatën në PD: “Zhgënjimi është një dhimbje që rrjedh përherë ose nga një shpresë e shuar ose nga një besë e shkelur.”Partia Demokratike e ka jetike zgjidhjen dhe zgjidhja, mendoj, që vjen nga vota e lirë me proces demokratik, sepse edhe tek spektakli i ‘Big Brother’ në fund vota vendos kush qëndron dhe largohet. Por tek PD-ja nuk duhet larguar askush. Sidomos vizioni euroatlantik per Shqipërinë. PD thirri e para Bashkimin Europian dhe SHBA për Shqipërinë.  Dhe jo PS me bijtë e atyre që bënë diktaturën. Zotësia supreme është të mos humbim…

©Copyright Fjala.al

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Fjala, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Fjala dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Të fundit

Ekspozohen 16 miliardë fjalëkalime, në rrezik Google, Apple, Facebook

Kur hajdutët e fjalëkalimeve nuk dinë si të ruajnë “plaçkën”, rezultati është miliona e miliona kredenciale të ekspozuara ndaj...

Misteri i alarmit të IAEA-s. Sa afër është Irani me ndërtimin e bombës atomike?

Corriere della Sera  Ne duhet të jemi të imunizuar kundër propagandës së luftës deri tani. Rasti i “armëve të shkatërrimit në masë” që Sadam Huseini...

Ndërsa protestat kundër turizmit rriten në Evropë, kemi nevojë për një rishikim

Leah Pattem* Pas protestave të koordinuara në gjithë Evropën fundjavën e kaluar, është e lehtë që një turist etikisht i ndërgjegjshëm të ndihet në dilemë....

Lufta rrit ndjeshëm çmimin e naftës në tregjet botërore, po reflektohet edhe në Shqipëri

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, duke kapërcyer pragun e 77 dollarëve për fuçi për naftën e tipit Brent – niveli...

Trump u tërhoq, Teherani mburret: Materialin bërthamor e kemi futur në vend të sigurt

Izraeli ka nisur raketa drejt Iranit në një përpjekje për të dëmtuar aftësitë e tij bërthamore që nga e premtja e kaluar, dhe Presidenti...

Lajme të tjera

Web TV