Anëtari i kryesisë së FRPD: “Më 25 prill në selinë e PD u hap shampanja dhe u pre torta e fitores”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Lulzim Basha shpalli fitoren më 25 prill duke hapur shampanjën dhe prerë tortën”. Anëtari i kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, jep detaje të pa bëra publike më parë për një moment shumë të rëndësishëm për këto zgjedhje parlamentare, të ndodhur në selinë e partisë kryesore opozitare. I ftuar mbrëmë në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 Indrit Hoxha tha se gjithçka ndodhi pasi Basha pa sondazhet e Baton Haxhiut.

“Më 25 prill, pasi janë mbyllur qendrat e votimit, pasi kanë dalë exit poll-et e para që thoshin se PD ka marrë 85 deri në 95 mandate, në katin e dytë dhe në katin e tretë të selisë së PD lumturoheshin stafi i ngushtë i zotit Basha. I kishin ndarë pozicionet se kush do ishte ministër, kush do ishte drejtor i përgjithshëm dhe festonin me shampanjë dhe tortë. U bë festë e madhe. Ishin 200 njerëz që kanë marrë pjesë në këtë festë. U festua fitorja”, tha Indrit Hoxha.

Kjo përkon edhe me një deklaratë që Lulzim Basha mesditën e 26 prillit në të cilën ai theksoi se PD kishte fituar. “PS ka humbur thellë, në Tiranë, dhe qëndrat e tjera në Përmet, Këlcyrë etj. Kemi të bëjmë me një fitore të thellë të PD. Ky është fillimi. Pas kutive që shpresonin të kishin bastion, si zona 10 në Tiranë, ku PD ka një rritje me 30%, apo në Memaliaj ku janë ndëshkuar nga qytetarët, do të vijë radha e kutive të tjera. Kur janë ndëshkuar në bastione, vota në ndryshim do të vazhdojë. Fitorja jonë do të konfirmohet në të gjithë vendin. Me projeksionet aktuale e dinë çfarë i pret, t’i lënë lojërat. Duan të bllokojnë numërimin. Numërimi do të vazhdojë, vullneti i popullit është në kuti. Vazhdoni punën sipas ligjit”, tha Basha me shumë entuziazëm.

Lexo edhe :  Rama publikon fotot: Në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

Kjo krijoi një lloj perceptimi se PD ishte e bindur se kishte fituar zgjedhjet, por nuk dihej se perceptimi ishte shoqëruar me një festë në seli me hapje shampanje dhe prerje torte siç tregon anëtari i kryesisë së FRPD, Indrit Hoxha.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV