50 euro për një certifikatë vaksinimi, Ministria e Shëndetësisë shkarkon mjeken në Lushnje dhe kërkon heqjen e licensës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga puna mjeken e familjes pranë ambulancës së fshatit Gradisht në Lushnjë, Elona Naço. Rasti i mjekes, e cila jepte certifikata vaksinimi për 50 euro, pa kryer vaksinën, u denoncua një ditë më parë nga emisioni investigativ ‘Fiks Fare’. Ministria e Shëndetësisë bën me dije po ashtu se ka kërkuar edhe heqjen e licencës së mjekes, duke e konsideruar veprimin e saj kriminal.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë ngjarjen e rëndë të denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”, të lëshimit të certifikatës së vaksinimit kundrejt pagesës, pa kryer vaksinimin e qytetarit, nga mjekja e qendrës shëndetësore të fshatit Gradisht të Lushnjes. Sa më sipër, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masën e menjëhershme të shkarkimit nga detyra të mjekes me inicialet E. N. Duke e konsideruar këtë akt, një veprim kriminal, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Po ashtu bëhet me dije se janë marrë edhe masa për lirimin nga detyra të drejtorit të qendrës shëndetësore Gradisht.

 

Të fundit

“Uli Hoeness fut hundët te Bayern, e ka bërë gjithmonë”

Legjenda e Bayern, Hermann Gerland, i cili ka punuar për dekada në role të ndryshme në klub, ka dhënë...

Sa para kanë dërguar emigrantët e Kosovës për familjet? Zbulohet shifra

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Shkodër/ Muzikë me zë të lartë, lokali gjobitet me 200 mijë lekë

Ankesa e qytetarëve për ndotjen akustike çon drejt ndëshkimit administratorin e një lokali në Shkodër. Burime zyrtare nga policia vendore bënë sot me dije se...

Mbappe “mbret” i Evropës, sulmuesi francez lë pas Lewandowskin dhe Harry Kane

Kylian Mbappe po jeton një sezon madhështor me Real Madridin, duke e kthyer çdo ndeshje në një spektakël golash.  Superylli francez, tashmë në atë që...

Kërcënonte inspektorët e IMT, arrestohet 23-vjeçari që maskohej si shofer në SPAK

Policia e Tiranës ka ndaluar 23-vjeçarin Romario Ibraliu, i cili prezantohej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënonte inspektorët e IMT-së që të...

Lajme të tjera

Web TV