“Bën atë që duhet”/ Kryeministri holandez: Rama është shembull i mirë, i respektuar në të gjithë rajonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke marrë shkas nga situata në Bosnje Hercegovinë, kryeministri holandez, Mark Rutte theksoi rëndësinë e udhëheqjes nga politikanë të lartë në Ballkan, duke vlerësuar Ramën si shembull i mirë në këtë drejtim. Sipas Rutte, kryeministri shqiptar është i respektuar në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se është aktiv për të bërë atë që duhet në mënyrë për të ruajtur stabilitetin në Rajon.

“Duhet të punohet drejt hapave të mëtejshëm në bisedimet e anëtarësimit. Unë jam i shqetësuar për Bosnjën pasi duket sikur serbët e Bosnjës në këtë moment po shkelin hapur marrëveshjen e Detonit dhe kushtetutën e Bosnjës. Po punojmë për të mos lejuar që sistemi politik në atë vend të ndahet. Kjo thekson rëndësinë e dialogut dhe të udhëheqjes së politikanëve të lartë në Ballkan. Rama është shembull vërtetë i mirë që është i respektuar në të gjithë Rajonin dhe është mjaft aktiv për të bërë atë që duhet që Rajoni të jetë sa më i stabilizuar. Anë negative është një influencë në rritje e Rusisë dhe Kinës dhe ne duam që këtu të jetë e pranishme influenca e BE dhe jo ajo ruse e kineze”, tha ai.

Të fundit

A kërcënohet Shqipëria nga lufta Iran-Izrael?/ Flet ish-komandanti i Forcave Detare

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, ka dhënë një intervistë për një emision televiziv, ku ka diskutuar për sigurinë...

Rama: Peizazhi i rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës Shqiptare

Qeparoi konsiderohet nga fshatrat më të vjetër të bregdetit shqiptar dhe ofron dëshmi të jetës dhe kulturës së banorëve vendas, ndër shekuj. Kryeministri Edi Rama ka shpërndare...

Irani kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas sulmeve amerikane

Irani ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke i kërkuar të dënojë sulmet e SHBA-së ndaj objekteve...

Bombardimet e SHBA në Iran, NATO: Po e monitorojmë nga afër situatën

Një zyrtar i NATO-s ka deklaruar se Aleanca po ndjek me vëmendje zhvillimet në Lindjen e Mesme, pas sulmeve amerikane ndaj infrastrukturës bërthamore të...

Dasma e shekullit, 50 mijë dollarë kostoja e çdo të ftuari në martesën e Jeff Bezos

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, është gati të lidhë kurorë me partneren e tij, Lauren...

Lajme të tjera

Web TV