Vdekja e Mentor Rexhës në Francë, protestojnë punonjësit e burgjeve   

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burgjet në Francë kanë dalë në një protestë duke kundërshtuar kushtet skandaloze në të cilat punojnë. Protesta ka nisur në burgun ku u gjend i pajetë shkodrani, ngjarje që u regjistrua pak ditë më parë dhe që bëri jehonë në të gjithë Francën. Edhe pse pretendohet se shqiptari është vetëvra, punonjësit e burgjeve kanë dhënë alarmin se në atë vend të vuajtjes së dënimit vuajnë dënimet më shumë se 100 të dënuar sipër kapacitetit. Edhe pse autoritetet tona nuk kanë lëvizur asnjë gur për të mësuar të vërtetën mbi fundit tragjik të jetës së shkodranit, janë vetë punonjësit e Burgjeve në Francë që ngrenë alarmin.

Ashtu sikurse kishte lajmëruar Sindikata e Burgjeve në Francë ka zhvilluar sot protestën në burgun ku humbi jetën i riu shqiptar, Mentor Rexha. Sipas Sindikatës, burgjet janë të mbingarkuar, dhe ky faktor është ndër shkaktarët kryesorë të konflikteve të ashpra mes të burgosurve, ku nuk mungojnë edhe vrasjet. Një shenjë proteste punonjësit e burgut kanë djegur pankarta para burgut, ditën e sotme. Aktualisht në qendrën ku humbi jetën Mentor Rexha mbahen të burgosur 367 persona, në një kohë që qendra e ka kapacitetin e pritjes deri në 227 persona. 37 të burgosur në këtë qendër flenë duke vendosur dyshekët në tokë.

Kujtojmë që Mentor Rexha, 36-vjeçari shqiptar nga Shkodra u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Poemeur në Lorient të Francës. Autoritetet thanë se ai kishte kryer vetëvrasje, ndërsa familjarët hedhin poshtë këtë version duke publikuar edhe foto nga trupi i tij, në të cilin duken qartë shenja dhune. Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët humbasin jetën në burgjet franceze, të cilat kanë patur të njëjtin version: Vetëvrasjen!

Lexo edhe :  “Shqipëria nuk ndalet në rrugën drejt BE”/ Hapet rruga për grupkapitujt 5

Në denoncimin e sindikatës, të publikuar dhe nga websajti francez “Le Telegramme”, theksohet se të dënuarve u ndalohet të komunikojnë, nuk kanë privatësi, ka zënka të dhunshme mes tyre, pasiguri e përgjithshme dhe një përshkallëzim të tensioneve të brendshme. Në qendër të shqetësimeve të sindikatës është siguria e personelit duke thënë se kushtet e punës janë përkeqësuar ndjeshëm. Madje për në datën 11 shkurt është parashikuar dhe një protestë e stafit para kësaj qendre burgimi. Edhe drejtoresha e qendrës Katell Peton, e re në këtë post, ka pranuar se dy javët e fundit kushtet janë përkeqësuar ndjeshëm, dhe se mesatarja e prurjeve të reja është 50. Në janar të këtij viti kanë qenë 86 të burgosurit e rinj të vendosur në këtë qendër. Ajo pranoi se tensioni është shumë i lartë dhe mes stafit e personelit. n.k/Fjala.al/

Të fundit

“Po punon për shpenzimet e maturës!” Reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga polici

Mësuesja kujdestare e Aronit 18-vjeçar i cili sot ra pre e dhunës barbare të Adrian Isufit me detyrë efektiv...

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, Trump: E mirë për të gjithë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian pas një takimi të shkurtër me Presidenten e Komisionit...

Kur Shqipëria stërviste udhëheqësit e Palestinës

YLLI MOLLA - Udhëheqësi i Palestinës, Jaser Arafat, ka kryer stërvitje ushtarake edhe në Shqipëri. Gjatë vizitave të shpeshta në Tiranë, lideri me...

Kreshnik Spahiu: Pse Shqipëria ka shumë rrugaçë?

Ishte një pasdite shtatori e vitit 1988, kur po kthehesha nga shkolla për në shtëpi. Në oborrin e lagjes pashë disa njerëz të ulur...

“Qava si për djalin tim!” Gazetarja letër djalit që u dhunua për një shishe ujë

Gazetarja Fatma Haxhialiu e cila jo më larg se pesë muaj më parë solli në jetë një tjetër bekim, duke u bërë mami e...

Lajme të tjera

Web TV