Nuk kanë fund detajet tronditëse për sulmin me armë zjarri që një 49-vjeçare kreu në Chalandri ndaj 68-vjeçarit, babait të vajzës së tyre, para syve të fëmijës. Siç bëhet e ditur, vajza 12-vjeçare ka qenë ajo që ka ndalur sulmin vrastar të nënës së saj. Sipas mediave greke, pasi shqiptarja Klodiana Çela qëlloi me armë ndaj mjekut grek, ishte vajza e mitur ajo që ‘çarmatosi’ nënën e saj pasi ajo e shtyu të ndalonte. Madje, sipas emisionit “T-Live”, vajza dyshohet se ka thënë:
Stop të lutem. Mos e bëj atë. Pse po ia bën këtë babait tim? , Ndërsa ajo përqafoi trupin e babait të saj i cili kishte rënë në dysheme.
Nëse nuk do ta kishte bërë këtë, policia vlerëson se artistja 49-vjeçare, e cila më parë kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me viktimën e saj, mund ta kishte vrarë. Pas këtij sulmi, shqiptarja është larguar nga shtëpia dhe ka bredhur rrugës për pak kohë dhe më pas është kthyer brenda. Para se të hapte zjarr, nëna 49-vjeçare kishte tentuar të rrëmbejë fëmijën nga brenda makinës, ndërsa mjeku e ka parkuar para shtëpisë së tij.