Masa të shtuara në fundjavë: Policia arreston 4 shoferë në Tiranë, dhjetëra gjoba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar masat gjatë fundjavës për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit. Si rezultat i monitorimit me radar në aksin Farkë-TEG e Sauk-TEG, Policia Rrugore e Tiranës konstatoi 18 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, që varionin 131 km/h deri në 169 km/h.

Nga monitorimi me alkooltestues, në të gjitha rrugët e Tiranës janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës/Masa të shtuara për sigurinë rrugore, gjatë fundjavës.

Policia Rrugore e Tiranës vijon pa ndërprerë monitorimin e qarkullimit me radarë e alkooltestues ???♂️????? në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë – Durrës -Tiranë dhe në orët e mbrëmjes në aksin në unazën lindore Farkë-TEG dhe Sauk-TEG, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara ✈️? dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit ?apo në gjendje të dehur??.

Si rezultat i monitorimit me radar në aksin Farkë-TEG e Sauk-TEG, Policia Rrugore e Tiranës konstatoi 18 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara, që varionin 131 km/h deri në 169 km/h. Drejtuesve të automjeteve iu pezullua leja e drejtimit nga 2 muaj deri në 10 muaj, pasi disa prej tyre ishin shkelës të disa rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu, u konstatuan dhe 30 raste me shpejtësi nga 118 km/h deri në 127 km/h. Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan me masë administrative 2.000 lekë deri në 4.000 lekë të rinj secili.

Nga monitorimi me alkooltestues, në të gjitha rrugët e Tiranës janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë pezulluar 12 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë vendosur 15 masa administrative me vlerë nga nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Lexo edhe :  “Gjakun e lajm me gjak!”/ Sulmohet shtëpia e italianit që vrau 25-vjeçarin shqiptar

Policia e Shtetit apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin, janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV