Kombëtarja/ Duka zbulon të ardhmen e Reja-s dhe qartëson çështjen Broja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur Shqipëria i mbylli kualifikueset e Botërorit në vendin e tretë dhe nuk u kualifikua dot, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dalë sot në një konferencë për mediat dhe ka konfimuar trajnerin Edi Reja në kreu të kuqezinjve.

“Në futboll edhe finalistja dhe fituesja e kupës së Botës nuk merr notën 10, vlerësimet janë subjektivet, nga 1-10 do t’i vendosja 8. Trajneri dhe stafi dhe që ne e kemi filluar një projekt. Reja është krye trajner, por ka dhe staf që punojnë në departamentet e FSHF-së. Ne kemi projekt me të gjithë që kanë nisur punë te stafi teknik i Rejës. Më 16 dhjetor hidhet shorti Ligës së Kombeve, ndeshjet zhvillohen në qershor dhe shtator, kontrata e trajnerit përfundon në nëntor të vitit të kaluar. Kontrata është marrëdhënie e dy anshme, nuk mund ta them vetëm unë, se ai mund të deklarojë vetë nëse do të largohet. Në shtator mbaron Liga e Kombeve dhe në nëntor ka ende kohë. Reja e ka ndihmuar Kombëtaren, ka prodhuar shumë futboll. Ka kënaqur shumë me lojën e bukur”, tha Duka.

Duke cekur çështjen e Armando Brojës Duka tha se ka qenë i dëmtuar.

“Nuk është e lehtë sepse edhe në familje ka debate, por prindi mundohet t’i edukojë fëmijët sa më mirë. Armando Broja nuk ishte prezent në ndeshjen me Anglinë. Nuk ishte pjesë e ekipit në Angli për arsye se ishte i dëmtuar. U bashkua ekipit në Londër dhe bëri stërvitje individuale, dhe nuk luajti për dyshimin sesi ai ndihej. Janë individët që blejnë grupin dhe duhet të menaxhosh sa më mirë. Pas ndeshjes Broja ka kërkuar që të rikuperohej te Sauthemptoni”, tha Duka.

Të fundit

Mediat britanike: Si i sjellin ‘çunat e Londrës’ paratë e pista në Shqipëri?

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar prej vitesh për 'kërcënimin e rëndësishëm' që paraqesin bandat shqiptare, famëkeqe për...

Nisin tarifat Trump për Shqipërinë/ Mallrat që eksportohen në SHBA, 10 përqind tarifë

Hyn në fuqi tarifa prej 10% e Donald Trump e vendosur për mallrat shqiptare që  shiten në Shtetet e Bshkuara të Amerikës. Agjentët doganorë amerikanë...

“Shteti hesht”- Protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Grupi “Asnjë Cent ma Shumë” ka organizuar protestë në Prishtinë më 5 prill, duke kërkuar që të mos merret vendim për shtrenjtimin e energjisë...

Durrës/ Shoferi 16-vjeçar përplas për vdekje peshkatarin, automjeti përfundon në kanal

Një qytetar që po peshkonte buzë një kanali në Bishtkamëz, është aksidentuar për vdekje nga një automjet me drejtues një 16-vjeçar. DURRËS – Një qytetar që...

Pas tarifave doganore të Trump, Sekretari i Thesarit mund të largohet nga detyra

Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, mund të jetë gati të largohet nga administrata Trump. Këtë e tha, gjatë një paraqitjeje në...

Lajme të tjera

Web TV