Sulmuesi i paradës së Krishtlindjeve në SHBA donte të vriste sa më shumë njerëz, vdes viktima e 6-të në Wisconsin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish i dënuari që sulmoi me makinë një paradë Krishtlindjes në SHBA ka dalë sot para gjyqit në Wisconsin ku prokurorët ngritën dhe akuzën e gjashtë të vrasjes pas vdekjes së një fëmije të plagosur të dielën.

39-vjeçari Darrell Brooks tashmë pritet të kalojë pjesën e mbetur të jetës prapa hekurave nëse shpallet fajtor.

Prokurorja Susan Opper tha se të akuzuarit duhet t’i mohohet liria me kusht: “Nuk ka fjalë për të përshkruar rrezikun që i akuzuari përbën për komunitetin, jo vetëm rrezikun e arratisjes por dhe historinë e tij të dhunës. Oficerët e policisë i kishin thënë disa herë të ndalonte, duke rrezikuar jetën e tyre e duke i dalë përpara makinës së masakrës”.

Brooks akuzohet tashmë për gjashtë vrasje të qëllimshme, pas vdekjes së dielën të 8-vjeçarit Jackson Sparks, i cili kishte qenë në gjendje të rëndë që prej sulmit.

Brooks vetëm kohët e fundit ishte liruar me kusht për akuza rezistence e pengim te punës së policisë.

Ata po hetojnë gjithashtu pretendimet nëse shoferi i masakrës ishte duke u larguar nga një tjetër aksident ku përfshihej një përleshje me thika.

Pesë njerëz u vranë dhe 40 u plagosën përfshi dhe fëmijë, kur fuoristrada e kuqe rrëzoi barrikadat e policisë dhe goditi një turmë njerëzish që po bënin një paradë Krishtlindjesh ne qytetin Waukesha.

Brooks u ndalua vetëm kur një oficer hapi zjarr ndaj automjetit për ta ndaluar.

Pamje të tmerrshme video tregonin fuoristradën që i afrohej parakalimit dhe më pas shton shpejtësinë duke u përplasur me spektatorë, kërcimtarë e muzikantë ne paradë.

Parada e përvitshme ishte duke u transmetuar direkt në rrjet dhe aksidenti u dëshmua nga shumë njerëz.

Të fundit

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë?

Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij në Iran në mes të sezonit. Klubi Esteghlal njoftoi përmes faqes zyrtare se: “Ne kemi nënshkruar një kontratë...

Lajme të tjera

Web TV