Skandali i FSHF-së me paratë e UEFA-s, zbulohet dokumenti që përgënjeshtroi institucionin e futbollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federatës Shqiptare të Futbollit të drejtuar nga Armand Duka, i janë bllokuar llogaritë bankare më 10 nëntor 2021 pas disa transaksioneve të dyshimta parash. Në zyrat e FSHF-së janë paraqitur edhe përmbaruesit, por Federata guxoi të mërkurën të shpërndajë një reagim zyrtar pasi skandali u bë publik ne media, duke mohuar gjithçka.

Por faktet flasin hapur. Jo vetëm që llogaritë bankare janë bllokuar, por vetë Federata Shqiptare e Futbollit ka paditur përmbaruesin gjyqësor privat Engjëll Muskaj, pikërisht për bllokimin e llogarive bankare dhe për këtë padi do të ketë një seancë në Gjykatën e Tiranës më 6 dhjetor, mbi çështjen e regjistruar për shqyrtim në gjykatë më 15 nëntor.

Federata Shqiptare e Futbollit kërkon “Kundërshtimin dhe anulimin e veprimit përmbarimor “Urdhër për vënien e sekuestros për llogarinë e të tretit” me nr. 168/19 prot., datë 10.11.2021 për përmbaruesit privat” dhe “Pezullimin e ekzekutimit të veprimeve përmbarimore kundrejt paditësit Federata Shqiptare e Futbollit”.

Por përse situata shkoi deri në bllokimin e llogarive bankare të Federatës Shqiptare të Futbollit?

Transaksionet e dyshimta janë bërë me paratë e UEFA-s. Klubi i Tiranës arriti të fitojë si shpërblim rreth 1 milionë euro, pasi kaloi dy ture në Champions dhe arriti deri në “play off” të Ligës së Europës dy vite më parë. Shpërblimet për arritje të tilla UEFA i akordon në vitin pasardhës, dhe i derdh në llogaritë e Federatave përkatëve, në këtë rast të FSHF-së. Procedura normale do ishte që FSHF më tej t’i kalojë në llogaritë e klubeve, në këtë rast të Tiranës, për pjesëmarrjen në Kupat e Europës një vit më parë, përfshirë edhe afro 65 mijë euro të tjera nga e drejta televizive për Tiranën.

Lexo edhe :  Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Prej disa kohësh Klubi i Tiranës i ka llogatitë bankare të bllokuara dhe në duart e përmbarimit, për shkak se rezulton debitor dhe një gjyqi të humbur me ish-presidentin e ndjerë të klubit bardheblu, Metush Seferi. Duke shmangur këtë situatë, pa njoftuar përmbarimin, Federata i ka derdhur paratë e UEFA-s për bardheblutë në rrugë të tjera, përmes llogarive të dyshimta bankare, çka solli vendimin që edhe FSHF-së, njëjtë si klubit të Tiranës më parë, t’i bllokohen të gjithë llogaritë bankare.

Ishin pikërisht kërkesat e përmbarimit se ku janë paratë që UEFA ka akorduar për klubin Tirana, që nxorrën në pah skandalin e transaksioneve të dyshimta që shkelin ligjin dhe mbi të gjitha transparencën financiare të institucionit më të lartë të futbollit në vend.

“Llogaritë e FSHF-së në bankat e nivelit të dytë në vend nuk janë të bllokuara dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht nga kushdo. Çdo transfertë bankare është kryer në llogaritë zyrtare të klubeve. Federata nuk ka asnjë konflikt apo detyrim ndaj asnjë Zyre Përmbarimore”, ishte përgënjeshtrimi i rremë në fakt i Federatës. /Shqiptarja.com

Të fundit

Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë!

Në një kohë kur çështja e strehimit po bëhet gjithnjë e më problematike për mijëra familje shqiptare, veçanërisht në...

Zbulimi i rrallë në “zemër” të xhunglës meksikane

Në zemër të xhunglës së Chiapas-it, Meksikë, arkeologët kanë zbuluar Sak-Bahlán, një qytet të humbur që për më shumë se një shekull shërbeu si...

Zelensky këshillohet: Vish kostum para takimit me Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar një takim të planifikuar me presidentin amerikan Donald Trump të hënën. Pas...

Delfinët shfaqen në plazhin e Darzezës, surprizojnë pushuesit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në plazhin e Darzezës, ku disa delfinë janë shfaqur shumë pranë vijës bregdetare. Pushuesit u surprizuan nga pamjet...

“Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit”, zëri i një brezi të humbur dhe tragjedia e tij

18 gusht 1929 – Austria ndalon romanin e Remarkut Nga Leonard Veizi Kur dëgjojmë fjalën “luftë”, mendja na shkon menjëherë te heronjtë e lavdishëm, betejat epike...

Lajme të tjera

Web TV