Lezhë/ U kapën me 30 kallëpe lëndë eksplozive, kapsolla dhe celularë gati për t’u montuar me mina me telekomandë

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për shtetasit Agron Manuka dhe Imer Losha, të arrestuar mbrëmjen e së martës të cilët u kapën me 30 kallëpe me lëndë eksplozive C-4.

Gjithashtu dy personave iu gjetën edhe 17 kapsolla detonatorë, 2 aparate celularë të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë.

Ata u ndaluan teksa po lëviznin me makinë në aksin e vjetër Milot-Lezhë, në fshatin Pllanë.