Atmosferë Krishtlindjesh në Shtëpinë e Bardhë, ja dekori festiv (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Do të jenë Krishtlindjet e para në Shtëpinë e Bardhë, këto të këtij viti, për Joe dhe Jill Biden. Presidenti amerikan dhe zonja e parë kanë dashur të dekorojnë të gjithë rezidencën, përfshirë dhe zyrën Ovale, me 41 pemë.

Janë dashur pothuajse 2 kilometra nastro dhe më shumë se 10 mijë ornamente për të zbukuruar shtëpinë e çiftit presidencial, që i ka titulluar dekorimet ‘Dhurata nga zemra’.

Mes shumë aksesorëve zbukurues edhe një miniaturë prej keku me xhenzifil e Shtëpisë së Bardhë në nder të atyre që punojnë kundër koronavirusit.
“Gjërat që ne i konsiderojmë të shenjta na bashkojnë dhe kapërcejnë distancat, kohën dhe madje edhe kufizimet e një pandemie. Besimi, familja dhe miqësia, dashuria për artet, mësimi dhe natyra, mirënjohja, shërbimi dhe komuniteti, uniteti dhe paqja. Këto janë dhuratat që lidhin kordat e zemrave tona dhe të jetëve tona. Këto janë dhuratat e zemrës’, shkruan çifti Biden për festat e Krishtlindjeve.

Të fundit

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy...

“Kapitull i ri për PS në Vlorë”, Rama: Ka parazitë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë në bashki dhe më pas...

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh se u bë 20 muaj...

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i...

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Lajme të tjera

Web TV