Moti i keq/ Ministrja e Bujqësisë: Situata drejt normalizimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë me dije përditësimin mbi situatën sipas qarqeve ndërsa shprehet se situata paraqitet të vijë drejt normalizimit.

Gjëndja në të tre hidrovorët e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit në Durrës, paraqitet e mirë dhe pompat janë në punë me kapacitet të plotë. Niveli i ujit ka pësuar tërheqje. Në Hidrovorët Hamallaj dhe Synej, niveli i ujit është 45 cm, teksa në Greth është 30 cm, pra në nivele të ulëta.

Në Fier, situata e niveleve të ujit në lumenj po shkon drejt përmirësimit. Vazhdon ulja e niveleve të ujit në lumenjtë Vjosa, Shkumbin, Seman, Pavlla, Kalasa, Drinos dhe Shushica, niveli i cilëve ka pothuaj 24 orë që është brenda shtratit. Gjendja elektro-mekanike në hidrovorët Terbuf, Karavasta, Divjakë, Povelçe, Seman, Akerni, Orikum, Çukë e Butrint është në gatishmëri të plotë.

Qarku Korçë vijon pa reshje, me temperatura të ulëta nën 0 gradë. Fusha e Maliqit pa asnjë pasqyrë uji deri në këto momente. Hidrovori Tushemisht, aktualisht nuk po punon, pasi niveli i ujit është në minimum.

Në qarkun Berat, janë ndalur reshjet që prej mesditës. Hidrovori Konisbaltës nuk është në punë, pasi kuotat janë në minimum dhe nuk paraqitet asnjë problematikë.

Qarku Elbasan që prej mesditës vijon pa reshje. Niveli i Shkumbinit në hidrometri tregon një rënie me 50 cm nga piku i djeshëm. Situata tashmë është e qetë dhe joproblematike, duke shkuar në normalizim në të tre qarqet.

Situata në qarqet Lezhë, Shkodër e Kukës është pa probleme e po shkon drejt normalizimit.

“Vijojmë të jemi në monitorim e në gatishmëri të plotë me të gjitha strukturat, për çdo eventualitet. Situata në qarqe paraqitet të vijë drejt normalizimit.”, shprehet Ministrja Krifca.

Lexo edhe :  “Tani fillon lufta”, Berisha po bëhet kopje e krijesës së tij Lul Basha

Të fundit

Anija më e madhe në botë do të mbajë 60 mijë pasagjerë, ka formë breshke

Studioja italiane Lazzarini Design ka prezantuar një projekt të jashtëzakonshëm detar që po trondit botën e arkitekturës dhe teknologjisë...

“Disa deputetë nuk bënë fushatë”, Alimehmeti thotë ato që në PD kanë frikë ta pranojnë

Zgjedhjet e 11 Majit përveç humbjes të Partisë Demokratike treguan dhe vërtetuan më së miri dhe mbështetjen e madhe që doktor Ilir Alimehmeti gëzon...

Alibeaj pranon humbjen/ Rezultati që mora ishte dështim! Duhet të ruaj fytyrën!

Nga zgjedhjet e 11 Majit, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi morën besimin e mbi 6 mijë shqiptarëve, duke mos arritur të sigurojnë kështu as...

Konflikti familjar: Brooklyn Beckham mendon se prindërit e tij shtiren në rrjete sociale

Zërat për një pakënaqësi apo debate mes Brooklyn Beckham, bashkëshortes së tij Nicola Peltz, dhe prindërve të tij, David dhe Victoria Beckham, po shtohen...

Manja i përgjigjet Dumanit: Jemi në krah të drejtësisë. Nuk duam drejtimin…

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi ditën e sotme një takim në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku në fokus ishte prezantimi i prioriteteve...

Lajme të tjera

Web TV