Tiranës i rikthehet gjallëria pas dy vitesh pandemi, Nata e Bardhë festohet nën ritmin e muzikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dy vitesh, mbrëmjen e sotme në Tiranë është organizuar Nata e Bardhë, tashmë e kthyer në një traditë në vendin tonë. Kryeqyteti shqiptar ka mbledhur sot të rinjtë të cilët nën ritmin e muzikës po festojnë një mbrëmje magjike.

Festa është organizuar në 5 lokacione, duke i rikthyer kryeqytetit gjallërinë e natës së munguar përgjatë dy viteve për shkak të pandemisë.

Sheshi Skënderbej, Rruga Pjetër Bogdani në zonën e ish-Bllokut, rruga “Mustafa Matohiti”, Reja, Sheshi Italia dhe Parku Rinia janë zonat ku po zhvillohen aktivitetet dhe koncertet festive, ku nuk kanë munguar gjatë ditës as surprizat dhe organizimet për fëmijët të cilat këtë vit u përqendruan në Parkun Rinia.

Disa nga artistët performues të këtij viti janë Ronela Hajati, Mato Lale, Irkenc Hyka, Lindi, Krusita, Urban Band etj, duke e kthyer “Natën e Bardhë” shqiptare në një event kulturor që e afron Tiranën me shumë qytete evropiane.

Kujtojmë që një vit më parë për shkak të masave anti-COVID, Nata e Bardhë u organizua në Tiranë por pa praninë e publikut. Koncerti u transmetua online nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Të fundit

Kopshtet kineze në krizë, regjistrimet bien me 25% brenda katër viteve

Numri i kopshteve në Kinë është ulur me 1/4 gjatë katër viteve të fundit, duke çuar në mbylljen e...

Vendet e Gjirit dhe Turqia i kanë vënë syrin Sahelit

Shkëputja e rajonit afrikan nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara ka çuar në një diversifikim të aleancave të saj të politikës së jashtme. Rënia e...

Termometri shënon 43 gradë celcius, si po i përballojnë qytetarët temperaturat ekstreme

Shqipëria po përjeton një valë të nxehti ekstrem, me temperaturat që gjatë mesditës kanë arritur deri në 43 gradë Celsius. Kjo situatë ka vënë...

Fanfarë dajash dhe tezesh si alternativë e politikës së vjetër

Nga Skënder Minxhozi/   U nisën të ndryshojnë Shqipërinë, nuk ndryshuan dot as listat që kishin hartuar vetë. Kriza tashmë shumë publike brenda aleancës elektorale mes...

Holta Zaçaj: Ligjet nuk mbahen mend se si janë shkruar, por se si zbatohen

Këtë të premte, më 25 korrik, u prezantua drafti i parë i Kodit të Ri Penal i realizuar pas një pune disavjeçare nga një...

Lajme të tjera

Web TV