Vrau kolegen në sheshxhirim, Alec Baldwin me lot në sy: Nuk e tërhoqa unë këmbëzën (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja në sheshxhirim e kineastes Halyna Hutchins nga aktori Alec Baldwin ishte një ngjarje që tronditi jo vetëm Hollywood-in, po edhe vetë aktorin. Në një intervistë me lot në sy Baldwin mohoi të ketë qëlluar duke thënë që arma u shkrep në mënyrë të pashpjegueshme në momentin që e mori në dorë.

Intervista e plotë pritet të transmetohet të enjten, ndërsa në klipin e shkurtër të publikuar , aktori Alec Baldwin shfaqet i përlotur duke folur me detaje për të gjithë ngjarjen e ndodhur gjatë xhirimit të filmit Rust.

“Këmbëza nuk u shtyp, nuk e kam shtypur. Nuk do ia drejtoja kurrë armën një njeriu, e jo më ta shkrepja, kurrë. Dikush vendosi një fishek real në armë”, tha Baldwin.

Gjatë intervistës aktori hollivudian u shpreh se Hutchins ishte një njeri që e donin të gjithë, që e admironin të gjithë.

Hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë , ndërsa pak javë më parë aktori Alec Baldwin u akuzua zyrtarisht për ngjarjen e rëndë për vrasje. Në akuzë thuhet se Alec Baldwin në skenarin e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri.

 

Të fundit

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për...

Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, Shabani ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

Në daljen e parë pas debatit publik me Endri Shabanin, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj rrëfeu se formulën me familjarët në listën e...

Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Përshkallëzimi i tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë paraqet një rrezik të vazhdueshëm. Ky fakt bëhet i ditur me anë të një raporti nga Agjencia...

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i...

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po...

Lajme të tjera

Web TV