“Zonja e drogës”/ Kjo është shqiptarja që ruante 450 kg drogë në Itali, fanse e Salvinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet italiane kanë vendosur në pranga 36-vjeçaren shqiptare Jona Mullaraj.

Ajo cilësohet nga mediat e vendit fqinj si “Zonja e drogës” dhe dyshohet se kishte marrë përsipër ruajtjen e 450 kilogramëve drogë.

Ajo dyshohet se është tradhtuar nga bashkëpunëtori i saj 45-vjeçar, i cili ka lajmëruar policinë se ka ndodhur një grabitje në një zonë të Milanos. Me të mbërritur atje, autoritetet kanë ndjerë erën e drogës dhe kanë zhvilluar kontrollet në shtëpi, ku fillimisht, është gjetur një sasi prej 80 kg drogë. Përfshirja e Mullaraj deri më tani është e paqartë, megjithatë autoritetet janë duke hetuar aktivitetin e saj. Vlen të përmendet gjithashtu, se gruaja punonte në fushën e ndërtimit dhe njihej si një përkrahëse e partisë “Lega Nord”.

Po të shohësh llogarinë e saj në rrjete sociale, zbulohet se ajo publikonte foto me shumë politikanë të njohur, mes tyre, edhe Matteo Salvini. Sakaq, Mullaraj ishte dhe skeptike ndaj vaksinës COVID-19 dhe sistematikisht në rrjete sociale, publikonte të dhëna e fakte që kundërshtonin aplikimin e vaksinës në popullatë.

Të fundit

2 trilionë euro, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së 2028-2034

Ursula von der Leyen ka zbuluar propozimin e saj për buxhetin e ri të Bashkimit Evropian me vlerë...

Arlind Qori: Rama tani të marrë një shërbëtor ta ndihmojë në tualet

Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Edi Rama me helikopter në Vlorë. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Endri Shabani: Adriatik Lapaj, ti s’je burrë, kërcënove fëmijët e Zeqirit

Vijojnë përplasjet në rrjetet sociale mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm që mori koalicioni Shqipëria Bëhet. Në një postim të fundit,...

Futbollisti i Breidablik tallet me Egnatian: Të shpejtë për të hedhur peshqirin

Breidablik triumfoi pastër 5-0 ndaj Egnatias, duke u kualifikuar kështu për në turin e dytë të Champions League. Hoskuldur Gunnlaugsson, lojtar i ekipit islandez nuk...

Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson shtetasve të huaj...

Lajme të tjera

Web TV