Dy ditë para Kuvendit të thirrur nga Berisha, SHBA sjell në Tiranë përfaqësuesin e lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionet në PD sa vijnë edhe shtohen, teksa po afron edhe 11 dhjetori, dita kur Sali Berisha ka deklaruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Ndërkohë bëhet me dije se vetëm 2 ditë para kësaj dite, më 9 dhjetor do të vijë në Tiranë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky i fundit vjen në Tiranë në ditën ndërkombëtare antikorrupsin, ndërsa nuk bëhen ende me dije të tjera detaje për vizitën.

Ndërkohë sipas “Reuters” Departamenti i Thesarit të SHBA do të vendosë një sërë sanksionesh javë e ardhshme për të shënuar Samitin e SHBA për Demokracinë.

Do të synohen personat e përfshirë në abuzime serioze të të drejtave të njeriut, korrupsion dhe që minojnë demokracinë, akuza këto dy të fundit mbi bazën e të cilave u shpall ‘non grata’ edhe Berisha. Nuk jepen ende detaje për personat që do të përballen me sanksione.

SHBA ka shfaqur hapur distancimin nga Berisha, teksa vetë ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se nëse Berisha merr drejtimin e PD, nuk do të bashkëpunojnë më me këtë forcë politike.

Të fundit

Rama niset për në Madrid/Kryeministri njofton eventin e radhës që organizohet në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale se do të udhëtojë drejt Madridit në Spanjë duke qenë se Shqipëria...

A është e garantuar vota e emigrantëve? KRIIK ngre shqetësime për procesin

Antuela Male, përfaqësuese e KRIIK, shpjegoi në një studio televizive informacion disa aspekte të kuadrit ligjor për votën e emigrantëve. Male tha se ligji...

Keni bërë plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash...

U nda me Ledri Vulën! A është gati Sara Hoxha për një lidhje të re?

Mesa duket, Sara Hoxha nuk është ende gati për një lidhje të re. Ajo është pyetur nga ndjekësit rreth jetës së saj, e një prej...

Batutaxhiu Rama

Nga Namir Lapardhaja Sa herë që Edi Rama është në hall, ai e gjen menjëherë mënyrën për të dalë prej tij, duke lëshuar ndonjë batutë...

Lajme të tjera

Web TV