2 ditë para Kuvendit të Berishës/ Escobar vjen në Tiranë, ambasada e SHBA: Konfirmon luftën kundër të korruptuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

2 ditë para se Sali Berisha të mbledhë në stadium mbështetësit e tij për Kuvendin e PD-së, të thirrur prej tij, do të mbërrijë në Tiranë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Përveç Kryeministrit dhe ministres së Jashtme ai do të takojë në kryeqytet edhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Ambasada e SHBA ka postuar para pak minutave në Facebook se Escobar vjen në Tiranë edhe për të konfirmuar gjithashtu vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Edhe korrupsioni, edhe minimi i demokracisë ishin argumentet kryesore të Sekretarit të Shtetit në SHBA Blinken në shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës më 19 maj të këtij vitit. Duket si një mesazh i drejtëpërdrejtë ndaj Berishës nga ambasada e SHBA në këtë javë vendimtare të luftës së tij, jo vetëm kundër Lulzim Bashës por edhe vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike.

Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Të fundit

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Evropa zbret në Washington, sfidon ‘pazarin’ Trump-Putin

Sot ndodh takimi i shumëpritur. Bashkimi i udhëheqësve evropianë, si dhe i shefit të NATO-s, me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime me Presidentin amerikan...

Mund ta ndjekin shtetet e tjera, pse Franca po e njeh shtetin e Palestinës?

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi më 25 korrik se do të njohë shtetin palestineze, duke shkaktuar kritika të ashpra nga Izraeli dhe Shtetet e...

Lajme të tjera

Web TV