Komisioni i Venecias vendos përfundimisht: Pro zgjatjes së afatit të vettingut, janë respektuar kriteret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Venecias tashmë e ka thënë fjalën e fundit. Sipas ekspertëve më të mirë të çështjeve kushtetuese në Evropë propozimi i Partisë Socialiste për të shtyrë mandatin e KPK dhe KP, institucionet e shkallës së parë të vettingut. Vendimi përfundimtar është marrë sot në seancë plenare të Venecias.

Kujtojmë se në raportin paraprak të disa ditëve më parë Komisioni i Venecias thoshte se zgjatja e mandatit të organeve të vettingut duhet të bazohet në arsye objektive, të ketë bazë legjislative dhe të miratohet nga një shumicë e kualifikuar parlamentare.

Komisioni është i mendimit se zgjatja e propozuar e mandatit të KPK dhe Komisionerit Publik i plotëson këto kritere.

Kujtojme se Këshilli i Legjislacionit i ka drejtuar pyetjet Komisionit të Venecias për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut, propozim ky i Partisë Socialiste . Mbledhjet e Këshillit të Lëgjislacionit për këtë çështje janë bojkotuar nga Partia Demokratike.

Ndërkombëtarët kanë kërkuar hapur që parlamenti të kalojë reformën kushtetuese për të zgjatur mandatin e anëtarëve të KPK. Në emër të ONM ka folur drejtori i Përgjithshëm për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Maciej Popowski. Ai theksoi rëndësinë e progresit të reformës në drejtësi, si një nga kushtet më të rëndësishme të hapjes së negociatave. Sipas tij ONM e quan të rëndësishme këtë zgjatje që vettingu të përfundojë me sukses, pasi kjo do të lejojë të mbarojnë çështjet duke patur parasysh kapacitetet e zhvilluara dhe eksperiencën e krijuar.

Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vettingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka artikuluar se do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë në këtë aspekt.

Lexo edhe :  Doli për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, shpallet i humbur 56-vjeçari në Elbasan

Kushtetuta ka parashikuar kur KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP-së dhe KLGJ-së. Por nga socialistët është argumentuar se mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision.

Të fundit

“Berisha të japë dorëheqjen”, avokati: Drejtësia do të jetë efektive për “Partizanin”

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara, foli për çështjen e aferës “Partizani”....

Rinovimi i kartonit CAP, Rama: Bëhet pjesë e lejes së drejtimit

Një lajm i mirë për drejtuesit profesionistë të mjeteve vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës dhe...

Vritet me thikë 32-vjeçari në Divjakë, shkak sherri për kanalin vaditës

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në një lokal në Divjakë, pasi është qëlluar disa herë me thikë. Ngjarja...

Siguroni pronën dhe shëndetin, mos shkoni dy ditë në plazh!

Nga Ermal Mulosmani Sipas të dhënave të AMF-së, pagesat që ka bërë SIGAL për klientët e vet, në 6 muajt e parë të vitit, janë...

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë. Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO,...

Lajme të tjera

Web TV