Dimitar Kovaçevski në krye të LSDM-së, pritet të bëhet kryeministër i Maqedonisë së Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dimitar Kovaçevski zëvendëson kryetarin e deritanishëm Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen pas disfatës së thellë të LSDM-së në zgjedhjet lokale më 31 tetor. Kovaçevski pritet të jetë edhe kryeministër i RMV-së.

“LSDM mbajti edhe një leksion nga demokracia. Të gjithë mund të festojmë zgjedhjet e suksesshme, por nga nesër duhet të përveshim mëngët dhe t’i rrekemi punës. Përgjegjësia është e jona për gjithçka që do të ndodhë në parti, por edhe në vend”, deklaroi Dimitar Kovaçevski pas zgjedhjes kryetar i LSDM-së.

Ai theksoi në fjalimin e tij se çdoherë kur LSDM është e fuqishme dhe ka agjendë të qartë, shteti ecën përpara.

“Prandaj na duhet LSDM e fuqishme dhe e bashkuar e cila ka qëllime të qarta dhe energji për zbatimin e saj. Ne jemi shtyllë e pjesës progresive të shoqërisë dhe qytetarët me të drejtë presin nga ne të punojmë me përkushtim dhe me përgjegjësi. Na pret punë e vështirë që ta kthejmë besimin tek qytetarët dhe anëtarësia”, tha Kovaçevski.

Ai falënderoi liderin e deritashëm të Zoran Zaev për guximin e tij që çdo herë ka motivuar dhe inspiruar.

Bashkë, me përgjegjësi dhe përkushtim

“Zaevi e konsolidoi LSDM-në në kushte shumë të vështira, e ktheu lirinë dhe demokracinë të cilën e rrëzoi regjimin e Gruevskit.Ai e anëtarsoi RMV në NATO dhe e solli para dyerve të negociatave të BE-së”, tha Kovaçevski.

Programi i tij i titulluar “Bashkë, me përgjegjësi dhe përkushtim” ka tri parime kryesore- unitetin, vlerat socialdemokrate dhe kapacitetet profesionale.

“Qytetarët duhet ta rikthejnë besimin tek e ardhmja e vendit. Çelësi për këtë është tek vendosja e njerëzve të duhur në pozitat e duhura, si dhe krijimi i një sistemi në të cilin secili do të jetë përgjegjës për detyrat e veta. Nevojitet gjithashtu një qeverisje e përgjegjshme dhe një luftë e qartë kundër krimit dhe korrupsionit”, ka deklaruar kryetari i posazgjedhur i LSDM-së Dimitar Kovaçevski.

Lexo edhe :  "Vrasës, kthehuni në shtëpi!"/ Familja hebreje sulmohet në Milano

Mickovski paralajmëron doktrinë të re dhe freskim kadrovik

Edhe partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE në kongresin e partisë ka konfirmuar kryetarin aktual Hristijan Mickoski edhe për një mandat të ri. Mickoski përsëriti para delegatëve të kongresit kërkesën për zgjedhje të parakohshme të cilat sipas tij janë zgjidhje e vetme për dalje nga kriza politike.

“Suksesi ynë në zgjedhjet lokale tregon se në vendi ka nevojë për ndryshime edhe në pushtetin qendror. Ndryshimet janë të pashmangshme. Populli ka pritshmëri dhe shpresë nga ne dhe ne duhet të bëjmë ndryshime”, ka deklaruar Mickoski pas rizgjedhjes në krye të partisë.

Në kongresin me moto “Gjeneratë e re për ardhmëri të re”, VMRO-DPMPNE paralajmëroi edhe doktrinë të re dhe freskim kadrovik./DW

Të fundit

Rama për revistën gjermane: Në familje më kritikojnë më shumë se opozita

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij...

Tragjedia në Ujman, debate për çështjen e sigurisë në urë

Në urën e liqenit të Ujmanit duhej të vendosej një shenjë që ndalon hedhjen nga ura. Kështu thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti. Çështja e...

Rama për fëmijërinë gjatë komunizmit: Nuk kishim shumë, por…

di Rama ka dhënë një intervistë për Stephan Lebert dhe Stefan Willeke publikuar në median gjermane “Die Zeit” ku është pyetur edhe për fëmijërinë...

Zjarret në Ballkan, mijëra hektarë tokë në flakë

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes aplikacionit "BG Alert". Deri tani...

Pas flamurit në Suharekë, tani edhe Skënderbeu lyhet në Prizren

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren është dëmtuar. Përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar janë lyer me ngjyrë floriri. Kjo shtatore u vendos...

Lajme të tjera

Web TV