Tani mbështetës i “Foltores”, si e akuzonte Tritan Shehu Berishën para 22 viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tani mbështetës i “Foltores”, Tritan Shehu hidhte akuza kundër Berishës 22 vite më parë.

Shehu akuzonte Berishën, që në atë kohë ishte president, për lidhje të drejtpërdrejtë me firmën piramidale “Gjallica” dhe ish-presidenten e firmës, Shemsie Kadria.

“Berisha mori në telefon kryeministrin Meksi dhe i tha se ka informacione se Shemsie Kadria do të largohet nga Shqipëria dhe duhet ndaluar, por fatkeqësisht kjo telefonatë ishte bërë 45 minuta pasi avioni ishte ngritur lart në qiell. Berisha kishte informacione, a nuk e dinte ai edhe orën dhe mënyrat e lëvizjes së Shemsies?”, thoshte Shehu.

Më tej ai ka përfshirë edhe një tjetër firmë piramidale të quajtur “Xhaferri”.

“Dua t’i kujtoj Berishës se libri që është shkruar për të, “Berisha përmes Kasandrave” nga autori Fahri Balliu, është sponsorizuar nga Xhaferri”, shprehej ai.

Shehu ka folur edhe për “Shërbimin Sekret Informativ të Berishës.

“Berisha ka ngritur një Shërbim brenda Shërbimit, një shtet brenda shtetit, që vazhdon ta mbajë për t’ju bërë njerëzve presionin”, thoshte ai.

Duke dekonspiruar hierarkinë brenda Partisë Demokratike, Shehu është shprehur se atje asgjë nuk bëhet pa dijeninë e Berishës dhe se ai vendos për gjithçka.

“Saliu ka treguar se nuk merr asnjë mësim dhe nuk ka pësuar asnjë korrigjim nga disfatat. Me këtë rast ai tregon se është i pakorrigjueshëm. Diagnoza ime si mjek, është se ai është i pakorrigjueshëm”, shprehej më tej ai.

Të fundit

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Lajme të tjera

Web TV