SHBA ndërton programin kompjuterik që mund të parashikojë reagimet e qeverisë kineze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komandantët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara në Paqësor kanë ndërtuar një program kompjuterik, që mund të parashikojë se si do të reagojë qeveria kineze ndaj veprimeve të SHBA-së në rajon, si për shembull ndaj shitjeve ushtarake, aktivitetit ushtarak të mbështetur nga SHBA-ja dhe madje edhe vizitava nga anëtarët e kongresit në pikat e nxehta si Tajvani.

Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes Kathleen Hicks u informua për instrumentin e ri gjatë një vizite në Komandën e Shteteve të Bashkuara për Indo-Paqësorin në Hawaii të martën.

“Me rrezikun e konfliktit dhe sfidave në rajon, shohim nevojën për të zgjeruar gamën e treguesve, duke i bashkuar ata dhe më pas duke kuptuar ndërveprimin e kërcënimeve”, tha zonja Hicks në një intervistë për agjencinë Reuters në bordin e një avioni ushtarak.

Programi përllogarit “tensionet strategjike”, tha një zyrtar i mbrojtjes. Ai analizon të dhënat që nga fillimi i vitit 2020 dhe vlerëson aktivitete të rëndësishme që kanë ndikuar në marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Sistemi do të ndihmojë Pentagonin të parashikojë nëse veprime të caktuara do të provokojnë një reagim kinez.

Në tetor, ushtria kineze dënoi Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë për dërgimin e një luftanijeje përmes ngushticës së Tajvanit, duke thënë se po kërcënonin paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ky incident dhe të tjerë si ai, kanë nxitur kërkesën për instrumentin e ri, tha zyrtari amerikan, për t’u siguruar që Shtetet e Bashkuara të mos e provokojnë pa dashje Kinën me veprimet e tyre.

Megjithëse marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë në një pikë të ulët, programi ofron një pamje të një sërë aktiviteteve si vizitat e anëtarëve të kongresit në Tajvan, shitjet e armëve për aleatët në rajon, ose kur disa anije amerikane lundrojnë në Ngushticën e Tajvanit dhe se si ato mund të provokojnë një reagim të madh, ose të padëshiruar kinez./VOA

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV