Vdes gazetari që nxiti rënien e Murit të Berlinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari italian Riccardo Ehrman, i cili do të mbahet mend gjithmonë për pyetjen vendimtare që çoi në shembjen e Murit të Berlinit ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Ishte Ehrman ai që në 1989 e shtyu zëdhënësin e qeverisë Günter Schabowski ti përgjigjej pyetjes nëse do të lejoheshin udhëtimet jashtë Gjermanisë Lindore, shkruan BBC

Dhe kur u pyet se kur do të ndodhte kjo, Schabowski tha “tani, menjëherë”.

Brenda pak orësh muri u rrëzua.

Riccardo Ehrman kishte punuar për agjencinë italiane të lajmeve Ansa. Për javë të tëra, protestuesit në Leipzig kishin dalë në rrugë duke kërkuar të drejtën e lirisë së fjalës dhe shembjen e murit. Udhëheqësi komunist Erich Honecker kishte dhënë dorëheqjen dhe më 4 nëntor në Berlinin Lindor u dyndën më shumë se gjysmë milioni njerëz në sheshin Alexanderplatz duke kërkuar reforma.

Udhëheqësit e Gjermanisë Lindore u përgjigjën me një projekt-plan për të lehtësuar kontrollet kufitare. Detajet do të jepeshin në një konferencë shtypi të 9 nëntorit, duke paraqitur rezultatet e një takimi të partisë komuniste në pushtet.

Schabowski nuk ishte informuar për planin dhe deri në atë moment nuk e kishte përmendur atë. Ishte Ehrman ai që e realizoi. Schabowski dërgoi një mesazh urgjent në selinë e Ansa-s në Romë: “Muri është shembur”.

Fjala u përhap shpejt dhe mijëra gjermano-lindorë u dyndën drejt Murit të Berlinit, duke habitur rojet kufitare që hapën pikat e kontrollit duke lejuar njerëzit të kalonin. Ai vdiq në Madrid, qytetin ku kishte punuar për herë të fundit para daljes në pension.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV