Policia prangos burrin 56 vjeç në “Astir”, shpërndante kokainë, me vete kishte thikë dhe pistoletë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 56 vjeçar është arrestuar nga Policia në zonën e “Astirit” në Tiranë, pasi shpërndante kokainë. Me vete atij i është gjetur një thikë, një armë zjarri pistoletë me fishekë, para dhe një sasi kokaine e ndarë në doza gati për shitje.

Bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa në zonën e Astirit në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe më pas kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar lëndë narkotike kokainë, një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, një peshore elektronike, një shumë parash, një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë, një thikë, dy aparate celulare dhe një automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV