Atentati me tritol në Vlorë/ Gjendet një makinë e djegur në Darëzezë, ja dyshimet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë pas atentatit me eksploziv në Vlorë ku shënjestër ishte 33-vjeçari Indrit Sadedini policia ka gjetur një makinë të djegur në Darëzezë. Burime bëjnë me dije se blutë e Fierit dhe Vlorës po punojnë për të mësuar nëse makina ka lidhje me atentatin ndaj 33-vjeçarit.

Dyshimet janë se automjeti tip “Mazda” i përket autorit që vendosi tritolin dhe u largua pas shpërthimit të tij. Makina rezulton me targa të vjedhura gjë që ka shtyrë edhe më shumë dyshimet e policisë se mund të jetë përdorur pas ngjarjes.

Kamerat e sigurisë të bizneseve në afërsi të garazhit ku ndodhi shpërthimi kanë pikasur atentatorin i cili 15 minuta para se të ndodhte shpërthimi ka kaluar aty pranë me një kapuç në kokë dhe ka hedhur një pako duke e mbuluar me letër që të mos binte në sy. Atentatori ka qenë në distancë kur e ka shtypur butonin ndërsa bomba ka qenë e lidhur me telefon.

Më pas ai është larguar i qetë në këmbë. Mësohet se po i njëjti person është parë disa herë në zonë duke lëvizur me motor dhe i maskuar me kapuç. Në momentin që 33-vjeçari Indrit Sadedini ka dalë nga garazhi sapo ka shkelur pranë lëndës plasëse ajo ka shpërthyer duke i dëmtuar rëndë të dyja këmbët.

Mësohet se po hetohet e kaluara e tij edhe jashtë vendit ku ka jetuar për disa kohë. Nga sa mësohet i riu nuk ka qenë i dënuar por ka disa precedentë të mëparshëm për shkak të përfshirjes në disa konflikte me persona të tjerë. 33-vjeçari u dërguar drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore, pasi si pasojë e shpërthimit ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë.

Të fundit

Fluks pasagjerësh në Rinas/ Krasniqi: Ky sezon turistik, ndër më të suksesshmit

Eksperti i turizmit, Isa Krasniqi thotë se ky sezon turistik, mund të konsiderohet nga më të sukesshmit. Në një intervistë...

Zjarret në vend/ Mbi 90% janë të shkaktuara nga dora e njeriut, zonat më të rrezikuara

Vatrat më problematike në vend në 24 orët e fundit janë në Dibër, Bulqizë, Mallakastër dhe Vaun e Dejës. Në një intervistë për “Sot...

Ndihmë për e-Albania nëpër bashki/ Balluku monitoron sportelet ku ofrohet shërbimi

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku monitori nga afër sportelet në të cilat do të ofrohet shërbimi falas për të gjithë qytetarët, të cilët që kanë vështirësi...

Partia e Lirisë: Bashkitë, fonde për militantë, jo investime për qytetarët

Partia e Lirisë thotë se pushteti i përdor fondet publike për interesa të ngushta politike dhe personale, nën ndikimin dhe urdhrat e qeverisë. Deklarata e...

Rasmussen, ‘Përkrahësit e zellshëm të Presidentit Trump kanë zbritur në 32%’

Eduard Zaloshnja Rasmussen Reports kryen gjurmim të përnatshëm, në nivel kombëtar dhe shtetëror, të zgjedhjeve, politikës, ngjarjeve aktuale, besimit të konsumatorit, temave të biznesit dhe ...

Lajme të tjera

Web TV