Rama: Është ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm, jo sulm kibernetik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për Kryeministrin Edi Rama, publikimi i pagave të mbi 637 mijë shqiptarëve është një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm dhe jo një sulm kibernetik. Sipas kryeministrit, shumë sisteme dixhitale në shumë institucione në vend, përfshirë edhe Tatimet, është sistem i vjetër i krijuar 8 vite më parë dhe se po punohet për të forcuar sigurinë e tyre, për të bërë të pamundur ndërhyrjen nga jashtë.

“Këtu kemi të bëjmë me një ndërhyrje që duhet hetuar deri në fund dhe ngjan më shumë si një ndërhyrje nga infiltrimi i brendshëm jo nga infiltrimi i jashtëm, në formën e një sulmi kibernetik, gjë që ndodh edhe kjo. Nuk jemi as të parët as të fundit, nëse i refereoheni vetëm periudhës së fundit, ngjarje të tilla kanë ndodhur në shumë vende me kapacitete shumë të lara të mbrojtjes kibernetike, që nga SHBA, Rusi, Britani e Kanada dhe kjo është një sfidë e re e kohës. Sot qytetarët duan t dinë se sa të sigurta janë ndërveprime e tyre me sistemin tonë të ndërveprimit dixhital, në rastin konkret në sistemin e tatimeve kemi të bëjmë me një sistem dixhital të krijuar më shumë se 8 vite më parë, me një kredi të butë të një vendi të BE, ku janë angazhuar forca teknike të përbashkëta të atij vendi dhe vendit tonë që janë administratorët e këtij sistemi. Nuk e them për të hedhur hije dyshimi mbi ta, por për të thënë që ky sistem si dhe ndonjë tjetër, i përkasin një trashëgimie për të cilën po punohet vijimisisht që nuk është diçka e lehtë për t’u bërë. Ne jemi të ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike dhe AKSH që funksionon me 3 shtylla, kërkimin shkencor, programimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve, përballet rregullisht në mënyrë të përditshme me sulme kibernetike që nuk bëhen publike. Për të forcuar sistemi e mbrojtjes, po punojmë në bazë të marrëveshjes me qeverinë amerikane, për të përfshirë në këtë sistem një prej forcave më të mëdha të ekselencës së mbrojtjes kibernetike General Jones, kompania që është përfshirë në mbrojtjen e të dhënave në OST. Sistemi është i vjetër. Atëherë ky ekspozim është më i lartë. AKSHI sot ka hyrë në një fazë të re, duke filluar të përdorë teknologjinë ‘block chain’, e cila e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen”, tha Rama.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV