“Lista e pagave qarkullon prej muajsh, pse u përdor tani”/ Rama: Rroga ime dhe e Fevziut s’dilte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën me gazetarët në lidhje me publikimin e databazës që përmban listën e pagave të qytetarëve, se ajo ngjan shumë me atë të publikuar pak para zgjedhjeve ku shfaqeshin të dhënat personale që nga numri i kartës së identitetit. Rama tha se në atë kohë ka qeshur pasi me bindje theksoi se askush që mund të marrë numrin e kartës, nuk mund të futet në llogaritë personale të E-Albanias. Rama u shpreh se të dhënat kanë rrjedhur prej disa muajsh edhe në Tik Tok por janë përdorur pikërisht tani kur qeveria ka paralajmëruar kthimin e të gjitha shërbimeve online.

“Në rastin e parë e kam marrë vërtetë më të qeshur duke pasur parasysh faktin që kartat e identitetit janë krejtësisht pa relevancë në jetën e qytetarëve, janë targa sot për sot. Të më marrin mua numrin e kartës nuk kam asnjë problem sepse nuk kanë çfarë bëjnë asgjë. Për t’u futur në E Albania nuk mjafton numri i kartës. Ti ke një kod tëndin. Unë numrin e kartës time jua jap. Nuk hyn kush në llogarinë time. Nuk e bën dot. Duhen të gjitha. Atë e kam marrë me të qeshur. Nuk i duhet askujt numri i kartës së Partisë Socialiste. Dhe ka edhe një element tjetër. Databaza e nxjerrë në atë kohë ngjan shumë me databazën e nxjerrë sot. Nuk është një databazë e eksportuar, e punuar copa copa. Aty nuk janë të gjithë, mungojnë rreth 60 mijë të tjerë.

A është kjo koha që ka pasur në dispozicion ai grupi që ka kryer veprime këtë nuk e dimë. Aty ka plot të dhëna që janë të vjetra. Pra mundësia e eksportimit të databazës është e pamundur. Nëse do ishte databazë në Janar nuk do kishte të dhëna të vjetra për njerëz që figurojnë në kompani të vjetra. Ky sistem në vitin 2013 u kthye në kauzë publike dhe hetim të prokurorisë, pati edhe të arrestuar për fshirjen e TVSH. Është marrë masa në bashkëpunim me kompaninë për ta mbyllur këtë rrugë. Këto janë gjëra që duhet t’i thotë hetimi. Tani nuk ka asgjë për të qeshur. Shqetësimi që është krijuar. Rroga ime bashkë me rrogën e Fevziut nuk dilte. Kjo është interesante. Kur vjen puna te marrëdhëniet e brendshme të kompanive private ky është një shqetësim. Këtë herë hetimi shpresoj që të jetë i tillë që të japë mesazhin për këdo që ka akses në sisteme, nuk ia kalon dot lehtë”, tha Rama.

Të fundit

Edi Rama bën humor me një ndërtim “pa leje” në Londër: A e kanë shqipot?

Prej disa javësh në vendin tonë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama....

Krasniqi: Nuk besoj kurrë që Limaj do të jetë kandidat për kryeparlamentar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk do ta propozojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Sipas tij,...

35-vjeçari vdes nga vapa me vajzën 3-vjeçare në makinë

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Itali për shkak të vapës. Mediat italiane bëjnë të ditur se 35-vjeçari ishte në makinë...

GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve edhe Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen penale që përfshin dhjetë të...

I mungon vetëm një lojtar, Guardiola e gjen te Barcelona për 80 mln euro

Pas largimit përfundimtar të Kyle Walker dhe mungesës së besimit te mbrojtësit e djathtë aktual që ka në ekip, Pep Guardiola duket se e...

Lajme të tjera

Web TV