Izraeli s’e kundërshton një marrëveshje “të mirë” bërthamore me Iranin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett tha se nuk kundërshton një marrëveshje “të mirë” bërthamore ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, edhe pse shprehu skepticizmin e tij se bisedimet, që rinisën këtë javë në Vjenë, do të mund të sjellin një rezultat të tillë. “Në fund të ditës, patjetër që mund të arrihet një marrëveshje e mirë”, tha Bennet për një radio izraelite.

“Por, në këtë moment, në këto rrethana a pritet që një gjë e tillë të ndodhë? Jo, sepse kërkohet një qëndrim më i ashpër”, shtoi ai.

Izraeli nuk është pjesë e bisedimeve që po mbahen në Vjenë e që kanë për qëllim ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore. Ky shtet ka kundërshtuar këtë marrëveshje, pasi ka thënë se nuk ka qenë aq e fortë për ta frenuar aktivitetin bërthamor të Teheranit.

Rundi i tetë i bisedimeve për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore nisi më 27 dhjetor në Vjenë. Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga kjo marrëveshje më 2018 dhe rivendosën sanksione ndaj Republikës Islamike.

Irani, që pretendon se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime civile, që prej tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja, gradualisht ka nisur të shkelë parimet e marrëveshjes, duke pasuruar uraniumin përtej kufizimeve të lejuara në paktin bërthamor. Teherani ka thënë se rundi i tetë i bisedimeve duhet të fokusohet në heqjen e sanksioneve amerikane dhe të marrë “garanci” se Uashingtoni, që në këto bisedime merr pjesë në mënyrë indirekte, t’i ribashkohet marrëveshjes.

 

 

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 kishte për qëllim kufizimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Të fundit

Atentati në Durrës, detajet e fundit: I plagosuri shkoi në komisariat për ndihmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës. Mësohet se një person në zonën e Fllakës...

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar situatën mbi rastet e helmimit në Kopshtin Nr. 1 të qytetit të Gramshit. Sipas AKU-së, pas të gjitha analizave...

Kryetari i ri i PD, do dalin emra të tjerë! Berisha nuk ka shpëtim

Nga ARTUR AJAZI Tanimë Sali Berisha duhet të merret edhe me betejën mes njeri-tjetrit që kanë nisur kandidatët humbës dhe fitues nga Partia Demokratike. Ajo...

Sistem i ri zgjedhor? Shembulli i Kosovës tregon se tërhiqen figurat popullore

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërkombëtarët u kërkuan qeverisë dhe opozitës të bëjnë një ndryshim total të sistemit zgjedhor dhe me shumë mundësi do...

Serbia: Do hetojmë akuzat nga Rusia se furnizuam Ukrainën me armë

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën në Ukrainë, tha presidenti...

Lajme të tjera

Web TV