Aksidentohet në Pukë gazetari Alfred Lela, zhduket një nga pasagjerët që ndodheshin në makinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur Alfred Lela është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në zonën e Munellës në Gjegjan të Pukës. Sipas News 24 Alfred Lela ka qenë në automjet bashkë me tre persona të tjerë mes të cilëve Ndoc Mulaj dhe Ilir Syli, përfaqësues i shoqatës për Mbrojtjen e Rreqebullit të Ballkanit.

Ndërkohë personi i tretë që ka qenë bashkë me ta, rezulton i zhdukur pasi ka dalë nga automjeti në momentin e aksidentit. Mësohet se automjeti me të cilin ata po udhëtonin ka dalë nga rruga.

Ka qenë Lela ai që ka dërguar vendndodhjen për forcat e policisë që janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Megjithatë terreni i vështirë malor ka vështirësuar ndërhyrjen e tyre.

Të fundit

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit kanë zbuluar një mënyrë të...

Njihuni me teknokratin e Kremlinit që zbaton agjendën e Putinit

Zëvendëskryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei V. Kiriyenko, është kthyer gjatë tre viteve të fundit në inxhinierin kryesor të menaxhimit politik...

Lajme të tjera

Web TV