“Vrasës! Na infektove Messin!”/ E gjithë Argjentina ‘sulmon’ DJ e njohur, ai publikon provat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i PSG konfirmoi dje se Lionel Messi ishte një nga katër lojtarët që kishin rezultuar të infektuar me COVID-19 pas testeve që u ishin bërë në ditën e parë të vitit të gjithë lojtarëve. Një lajm i cili shqetësoi tifozët e shumtë të argjentinasit dhe bëri që në vendlindjen e tij të gjithë të kthenin sytë nga DJ i njohur, Fer Palacio.

Ky i fundit kishte marrë pjesë në një event ku u shpërndanë çmime për personat më të ndjekur në Twitch gjatë vitit 2021. Por pas kësaj shfaqje u bë e ditur se kishte pasur disa raste me COVID-19 mes të ftuarve.

Për fatin e keq të DJ argjentinas, ai zgjodhi të mos izolohej pas kësaj ngjarje si kontakt i mundshëm i të infektuarve, por mori pjesë në evente të tjera dhe mes tyre ishte edhe festa e fundvitit ku ishte i pranishëm edhe Lionel Mesi. Kaq mjaftoi që në rrjetet sociale të shpërthente indinjata kundër tij dhe tifozët ishin të bindur se ai kishte infektuar sulmuesin.

“Sa u zgjova nga gjumi më dërguan një mori mesazhesh, jam bërë trend në Twitter vetëm se Mesi rezultoi pozitiv me COVID dhe mendojnë se e infektova unë. Më kanë dërguar edhe mesazhe me fjalët “vrasës”, një valë e madhe urrejtje. Bëra testin se më duhet të udhëtoj për në Uruguai dhe ju them se nuk kam COVID”, shkroi ai në rrjetet sociale duke publikuar më pas edhe fotot e testit që kishte kryer dhe që e nxirrnin negativ./panoramasport

Të fundit

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë...

Çmendet moti, breshër sa një top ping-pongu në Rimini të Italisë! (VIDEO)

Teksa pjesa më e madhe e botës vuan temperaturat e latrta dhe vapën ekstreme që shpesh sjell fatalitete, disa pjesë të tjera përjetojnë momente...

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur!

Një grua dhe dy fëmijët e saj të mbajtur peng në Umbria që nga e mërkura e kaluar (30 korrik) u liruan pas një...

Zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë/Identifikohet tjetër mbishkrim i Perandorit Justinian

Ministri në detyrë i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është gjetur një mbishkrim i dytë kushtuar...

Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët

Nga Bajram Peçi  Në fillim gushti të 1815-tës, 210 vjet më parë anija e linjës për Shën-Helenë, Northumberland, mbante si udhëtar të burgosurin e lartësive mbretërore...

Lajme të tjera

Web TV