Rama çon në Durrësin e tërmetit liderët e Rajonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në rolin e pritësit kryeministri Edi Rama i ka ftuar bashkëdiskutuesit e Mini-Shengenit të vizitojnë Durrësin e prekur nga tërmeti i 26 nëntori.

Edhe pse ditën e djeshme ardhja e tyre në Tiranë u prit me protesta, kryesisht nga aktivistë të Vetëvendosjes, ditën e sotme pritet që pas vizitave në disa objekte të rrënuara në zonën bregdetare liderat e katër vendeve të Ballkanit të hyjnë në takimin e radhës.

Këtë takim siç edhe e lançuam më herët e braktisi Kosova dhe Bosnja për shkak të pranisë së palës serbe kryesisht.

Zërat pranë qeverisë kanë bërë të ditur se liderët e rajonit kanë vizituar sot zonat e prekura nga tërmeti në Durrës, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjykanoviç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë parë nga afër rrënojat dhe kanë dëgjuar shpjegimet nga Rama për planin e rindërtimit nga ana e qeverisë për strehimin e mijërave të prekurve.

Tre liderët e rajonit ndodhen në Shqipëri për takimin e tretë të “mini-Shengenit”, hedhjen e hapave të një marrëveshjeje rajonale për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Presidenti serb Vuçiç u prit me protesta në Tiranë ditën e mbërritjes.

Vizita e liderëve rajonalë pason solidarizimin që fqinjët e Shqipërisë shprehën menjëherë pas fatkeqësisë së tërmetit. Ekipet e emergjencave nga këto vende, veçanërisht nga Serbia, punuan krah për krah me shqiptarët e kosovarët për shpëtimin e të mbijetuarve nga rrënojat dhe nxjerrjen e kufomave.

Grupi mbërriti edhe në kompleksin e pallateve “Jedas” në Durrës panë nga afër dëmet në kompleksin që ka 185 apartamente dhe që është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.

E gjithë zona përreth është rrethuar nga forca të shumta policore. Zaev, Gjukanoviç dhe Vuçiç ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e radhës së “Shengenit Ballkanik”. /Fjala.al/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV