Vrasja në ‘Don Bosko’, viktima Erion Çela dhe vëllai i tij të përfshirë në trafikun e drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Çela, viktima i cili u vra në masakrën në ‘Don Bosko’, së bashku me të vëllain e tij Blerim Çela, i cili mbeti i plagosur në këtë ngjarje, janë të përfshirë po ashtu në trafikun e drogës në shtetit italian, njëlloj si daja i tyre, Edmond Crroj.

Sipas dosjes së hetimit, referuar dëshmisë së dhënë nga Urim Crroj, daja i viktimës, mësohet se dy vëllezërit Çela janë të përfshirë në trafikun e drogës, çfarë shton dyshimet e hetuesve se pikërisht dy vëllezërit mund të ishin po ashtu shënjestra e atentatit.

Megjithatë, në trafik droge dhe në prostitucion ishte i përfshirë edhe daja tjetër i tyre, Edmond Crroj, i cili gjithashtu u plagos pasditen e 4 janarit. Ky i fundit mbetet gjithashtu në fokus të hetimeve si objektiv i këtij sulmi.

Urim Crroi ndryshe njohur me emrin Andi Duka, daja i viktimës, ka thënë se se rreth orës 16:00 është marrë në telefon nga bashkëshortja e Erion Çelës e cila i ka treguar për ngjarjen. Ai sqaron se me vëllain e tij Edmondin ka folur në telefon rreth ores 14:30, i cili i ka thënë se ishte në lokal por nuk i ka treguar se ku.

Ai sqaron se si ai dhe vëllai i tij kanë bërë burg në Itali për shitje droge dhe në Francë për trafikim të qenieve njerëzore. Crroj nuk ka dhënë detaje sa i takon nëse ka njohuri mbi konfliktet e mundshme të nipave apo të vëllait të tij.

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV