Dritan Hila: Kur të jep mend Ilir Meta!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka kohë që vërehet një qasje e qëndrimeve të Ilir Metës dhe krahut të Berishës në aksione politike dhe mbështetje mediatike. Por së fundi ajo është bërë më e hapur. Përtej rolit të tij institucional dhe gardhit që nuk duhet të kapërcejë dhe që mesa duket e ka harruar me kohë, ai ka filluar të komentojë edhe zhvillimet në PD.

E tillë është edhe ndërhyrja për procesin e rivotimit të kryetarit të PD, që u dashka bërë sipas Metës, në mënyrë që të qetësohen gjakrat.

Që procesi i votimit të Lulzim Bashës sa herë është bërë, ka futur ujë, kjo nuk do shumë memorie. Që proceset kanë qenë qesharake dhe të manipuluara, këtë vetëm tru shpëlarët nuk e pranojnë. Basha ka qenë gjithmonë delfini i Berishës. Basha ka qenë gjella që Berisha i ka servirur PD-së dhe tani që është i detyruar ta hajë edhe vetë, Berisha refuzon ta provojë. Por tani që Berisha e kupton se vendosja e një personazhi jopolitik si Basha ishte zgjidhja më e keqe për të, pasi dikush i rritur në hije nuk mund t’ju bëjë hije dhe mbrojë të tjerët dhe do të bëjë njerëzit të besojnë në naivitetin e zgjedhjes së tij, është vonë. Kështu që çështja e zgjedhjeve në PD është një proces që ka vdekur kur ishin ujërat e qeta, jo tani që ka marrë flakë ajo parti.

Ndaj ndërhyrja e Metës nuk është leksion për rregulla demokracie. Është një rreshtim i tij në krahun e Berishës, rreshtim i cili mesa duket do të jetë edhe strategjik. Është një ndihmë dhënë aleatit të tij në një kohë të vështirë. Kjo mbështetje nuk i vlen Berishës për luftën brenda PD-së. Fjala e Metës mes militantëve të PD është bezdisëse. Pak vlen edhe për Bashën. Më shumë është një sinjal për Ramën. Kjo është shenja se dy njerëzit e fortë të politikës shqiptare së shpejti do të bashkojnë forcat në betejat e ardhshme politike dhe për të cilat Rama duhet të përgatitet fort pasi janë dy individë që nuk do pranojnë të ikin nga politika dhe që në karrierën e tyre kanë shumë akuza dhe njolla të zeza.

Lexo edhe :  Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra në 24 orët e fundit, pesë ende aktive

Ndërsa për shqiptarët është një leksion i ardhur nga dikush që zgjedhjet në partinë e tij i ka model. Është zbavitëse./ Dritan Hila

Të fundit

Rama thirrje qytetarëve: Denonconi noterët dhe avokatët që ju kërkojnë pagesë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet...

Skandal ajror! Një avion merret peng, mbyllet përkohësisht aeroporti

Një avion i vogël privat u mor peng në Kanada të martën, duke detyruar autoritetet të bllokojnë përkohësisht hapësirën ajrore mbi Aeroportin Ndërkombëtar të...

Hodhi mbeturina nga makina/ E pëson personazhi i ‘TikTok’-ut, Kozak Braçi!

Një video e publikuar në rrjetet sociale që tregonte një person duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje ka çuar në...

Trump paralajmëron Moskën: Marrëveshje ose sanksione të reja

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se disa raketa mbrojtëse ajrore Patriot janë tashmë rrugës për në Ukrainë, një ditë pasi njoftoi një marrëveshje...

Fytyrat e burgut: Fizionomia sipas Cesare Lombrosos

Intuitat (e gabuara) të Cesare Lombrosos, i cili në shekullin e nëntëmbëdhjetë u përpoq të shpjegonte krimin dhe dhunën, bazoheshin në një pseudoshkencë të...

Lajme të tjera

Web TV