E pabesueshme/ Kryhet transplanti i parë i zemrës së një derri në trupin e një njeriu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 57-vjeçar amerikan është bërë personi i parë në botë që i transplantohet zemra e një derri të modifikuar gjenetikisht. Doktorët thanë që gjendja shëndetësore e David Bennett është e mirë pas tre ditësh që kreu operacionin që zgjati 7 orë. Transplanti u konsiderua shpresa e fundit e zotit Bennett për t’i shpëtuar jetën dhe nuk është akoma e qartë sa janë shanset e tij afatgjate për të mbijetuar.

Qytetari amerikan shpjegoji një ditë para operacionit se situata ishte e tillë që “ose do vdiste ose do të bënte këtë transplant”. Doktorët e Universitetit të Qendrës Mjekësore të Merilendit iu dha një leje e veçantë nga rregullatori i mjekësisë në SHBA që mund ta bënin procedurën për shkak se qytetari mund të humbte jetën.

Kirurgu Bartley P. Griffith tha se operacioni e sjell botën një hapë afër “që të zgjidhë krizën e mungesës së organeve”. Kjo krizë nënkupton që 17 njerëz vdesin çdo ditë në SHBA duke pritur një transplant organi dhe më shumë se 100,000 të tjerë që presin në listën pritëse sipas OrganDonor.gov. Mundësia e përdorimit të organeve të kafshëve për të ashtuquajturin ksenotransplantim për të plotësuar kërkesat është marrë parasysh prej kohësh dhe përdorimi i valvulave të zemrës së derrit është diçka e zakonshme tani.

Në tetor të vitit 2021 kirurgët në Nju Jork lajmëruan që kryen në mënyrë të suksesshme transplantimin e një veshke derri në një person. Në atë kohë operacioni ishte eksperimenti më i avancuar në atë fushë. Zoti Bennett shpreson që transplanti do ta ndihmojë që të vazhdojë jetën.

Ai qëndroi gjashtë javë i shtrirë në krevat para operacionit dhe ishte lidhur me një makinë që e mbante gjallë pasi u diagnostikua me sëmundjen terminale të zemrës. Derri i përdorur në transplant ishte modifikuar gjenetikisht për të eliminuar një gjen që prodhon sheqer që do të shkaktonte një përgjigje imune te njerëzit. Kirurgu Griffith tha se ata po procedonin me kujdes dhe po monitoronin me kujdes zotin Bennett.

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV