Është nënshkruar në Berlin të Gjermanisë marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës dhe autostradës që lidh Kosovën dhe Serbinë. Marrëveshja u nënshkrua në prezencën e dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe ambasadori amerikan, Richard Grenell, i cili është njëkohësisht i dërguari i ‘Shtëpisë së Bardhë’ për marrëveshjen midis dy shteteve.
Ajo që bën përshtypje është se autoritetet e Prishtinës kanë pranuar që nga pala serbe të firmosë Marko Gjuriç, i cili është shef i Zyrës për Kosovën.
Ndërtimi i hekurudhës është një projekt i mbështetur fort nga Uashingtoni.