A do ia falte tradhtinë Shkëlzen Berishës? Armina Mevlani befason me përgjigjen: Në qoftë se është për një natë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blogerja e njohur Armina Mevlani është në një lidhje 8-vjeçare me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Së fundmi, ajo ka treguar nëse do ia falte tradhtinë partnerit të saj.

Në emisionin “Goca &Gra”, ku është edhe moderatore, Armina Mevlani u shpreh se në një marrëdhënie ana seksuale nuk është më e rëndësishme sesa ana shpirtërore.

Ndaj, blogerja theksoi se tradhtinë nuk e shikon si gjënë më të keqe që ndodh në një marrëdhënie. Ajo tha se nëse tradhtia do ishte për një natë nuk është shumë problem. Shqetësuese për të do ishte nëse partneri i saj do krijonte lidhje paralele.

Armina Mevlani tha se nëse tradhtia do ndodhte do ulej të diskutonte me partnerin se përse ndodhi si edhe do pyeste veten mbi shkaqet.

Blogerja shtoi se tanimë që është në një lidhje prej shumë vitesh e shikon ndryshe tradhtinë, nëse në të 20-tat e saj kur nisi romancën me Shkëlzen Berishën, mendonte se “do thyente shtëpinë”.

“Tradhtinë i fus në dy kategori. E para është ‘one night stand’, diçka që mori fund aty dhe e dyta lidhja paralele. Për mua tradhtia tamam është lidhja paralele se do të thotë që personi ka një lidhje shpirtërore me personin tjetër.

Për mua kjo është deri diku pa më shqetësuese se normalisht do të thotë se edhe me ty janë shkëputur disa fije lidhëse nga ana shpirtërore që është më e rëndësishme se ana seksuale. Për mua ana seksuale është deri diku mekanike kur ndodh në një tradhti për një natë. Personalisht tradhtinë nuk e shikoj si gjënë më të tmerrshme që ndodh në një marrëdhënie.

Nëse do më ndodhte mua, gjëja e parë që do doja do ishte të diskutoja me partnerin, ti thosha ‘ok, pse ka ndodhur’. Do pyesja edhe veten. Edhe tani në një marrëdhënie që kam goxha vite, 8 vite. Në të 20-tat kur u futa në një lidhja isha nga ato njerëz që gjykoja tradhtinë, mendoja se është shumë keq nëse kjo gjë ndodh, merr fund marrëdhënia, do thyeja shtëpinë. Tani që kanë kaluar vite, e mendoj ndryshe”, u shpreh Armina Mevlani.

Lexo edhe :  Edhe pse të ndarë, Mevlani tregon pse i dërgoi Livias mesazh në Big Brother

 

Të fundit

Caktohet data/ Më 1 mars PD zhvillon primaret për listën e kandidatëve të deputetëve

Primaret në Partinë Demokratike që do të zgjedhin listën e kandidatëve për deputetë të PD do të mbahen më 1 mars. Ato...

Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës në Belgjikë, në pranga 19 persona

Prokuroria publike e Brukselit ka shkatërruar një bandë shqiptare të drogës që operonte me plantacione marijuane në të gjithë vendin. Në më shumë se...

“NATO duhet të jetë një forcë vdekjeprurëse”, shefi i Pentagonit zbret në Europë

“NATO duhet të jetë një forcë edhe më vdekjeprurëse”. Kështu është shprehur Sekretari i ri i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth në vizitën...

Pritet nisja e turneut të ardhshëm, Beyonces i ndodh e papritura

Biletat për turneun e ardhshëm të Beyonce “Cowboy Carter” do të dalin në shitje së shpejti. Shitja do të fillojë në mesditë dhe kërkesa e...

Të shtëna me armë brenda një lokali në Mitrovicë, ekzekutohet një 42-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skenderaj në Mitrovicë. Një 42-vjeçar është ekzekutuar me armë brenda një lokali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50...

Lajme të tjera

Web TV