Broja ‘mahnit’ Europën, spanjollët: Paraqitje shpërthyese, është Diego Kosta i ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja është pa dyshim njeriu i momentit në klubin e Sauthemptonit. Sulmuesi dhuroi një tjetër natë magjike, duke shënuar dhe thyer rekorde. Te klubi i Sauthemptonit kanë filluar që tani t’i ndiejnë “ethet” e largimit të tij në fund të sezonit, pasi për fatin e keq të “Shenjtorëve”, shqiptari është i huazuar vetëm për një vit nga Çelsi që zotëron kartonin.

Me performancën që po bën deri tani, Armando Broja nuk është duke magjepsur vetëm shqiptarët, por aktualisht ai është në qendër të vëmendjes në të gjithë Europën. Për të qenë më të saktë, mjafton që t’i hedhësh një sy artikullit që i ka kushtuar gazeta spanjolle “Marca” dhe faktit që e kanë lidhur edhe me rekordin tjetër që është thyer nga ana e sulmuesit. Ata e quajnë Diego Kosta i ri, jo vetëm nga konstrukti, fiziku apo forca, por edhe për statistikat, që i ka njësoj me ish-yllin e Çelsit.

ARTIKULLI I “MARCA” DHE REKORDI – “Broja doli nga akademia e famshme ‘Cobham’ e Çelsit dhe po krijon emrin e tij te Sauthemptoni ku po kalon një sezon në huazim. 20- vjeçari shënoi të martën në mbrëmje, çka e bëri atë lojtarin më të ri në historinë e Premier Ligës që shënon në katër sfidat e para që starton si titullar dhe tani Sauthemptoni do të bëjë lëvizjen e tij për ta mbajtur në verë”, shkruhet fillimisht në artikull.


DIEGO KOSTA I RI – Ndërsa spanjollja nuk harron ta krahasojë edhe me ish-sulmuesin e frikshëm të Çelsit, Diego Kosta, që ka të njëjtin rekord me shqiptarin. “Broja shpesh është cilësuar si zëvendësuesi ideal i ish-sulmuesit të Çelsit, Diego Kosta, për shkak të fuqisë dhe paraqitjeve shpërthyese të tij. Futbollisti shqiptar i lindur në Angli do të jetë krenar të dijë se lojtari i fundit që ka arritjen e tij për të shënuar në katër ndeshje radhazi si titullar në shtëpi ishte vetë Kosta.

Lexo edhe :  Egnatia “mbijeton” në Slloveni ndaj Olimpias, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Ashtu si spanjolli i lindur në Brazil, Broja ka një aftësi për të shënuar gola të rëndësishëm. Deri më tani këtë sezon ai ka shënuar pesë gola dhe Sauthemptoni nuk ka humbur asnjëherë në ndeshjet që ai ka realizuar gol. Sulmuesi shënoi për herë të parë në fitoren 1-0 të ekipit ndaj Lidsit në tetor 2021. Që atëherë, Broja ka shënuar në barazime kundër Bërnlejt (2- 2), Brajtonit (1-1), Kristal Palasit (2-2), si dhe fitoren e tyre të fundit 4-1 kundër Brentfordit”, përfundon artikullin “Marca”.

Të fundit

Broja prezantohet tek ekipi i ri: Do të jap gjithçka nga vetja

Armando Broja është lojtari i ri i Burnley. Klubi anglez njoftoi transferimin përfundimtar të sulmuesit nga Chelsea. Broja ka firmosur...

Trump i kërkon Melonit të organizojë takimin, Putin kundërshton

Roma mund të ishte qyteti që do të priste samitin Trump-Putin javën e ardhshme, me Presidentin amerikan që ia kishte kërkuar mikeshës së tij...

SPAK kontroll në një resort në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit

Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një...

Merkato, Sancho përfundon në klubin e madh spanjoll?

Jadon Sancho. Ky është “sekreti” që ka ruajtur deri më sot trajneri Diego Simeone. Sipas mediave spanjolle, Atletico Madrid po tenton të huazojë sulmuesin anësor...

Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën

Lëvizja Vetëvendosje, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se "njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli...

Lajme të tjera

Web TV