“Mos të ketë më kryetarë”/ Deputeti Tomor Alizoti tregon se si mund të zgjidhet kriza në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka folur mbi zhvillimet brenda kampit blu gjatë kohëve të fundit. Në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë”, Alizoti ka treguar se si mund të zgjidhet, sipas tij, kriza brenda PD-së.

Ai propozon ngritjen e një komisioni ose një pleqëri të urtësh, dhe të zhduket ideja e udhëheqjes nga një kryetar.

Alizoti: Propozimi im është që zgjidhja e PD është një komision, jo më kryetar. Kultura jonë si shoqëri, plus dhe trashëgimia staliniste, unë jam partia, unë jam lideri. Kjo është kriza në PD, që unë jam partia, partia është lideri. Unë mendoj se kryetarokracinë e shpëton një komision ose një pleqëri të urtësh. Duhet një grup me disa persona, ata që duan Bashën, ata që duan Berishën dhe ata që nuk duan asnjërin”, tha Alizoti.

Më tej, Alizoti ka zbuluar dhe planin e tij për të shkuar drejt një zgjidhje në kampin opozitar. Ai propozon një lëvizje brenda grupit parlamentar ku deputetët të ushtrojnë presion ndaj palëve që të gjejnë një zgjidhje.

Alizoti: Unë si deputet i Parlamentit kam një qëllim që është fjala ime, nuk kam struktura, kam dalë të them mes shqiptarëve. Shqiptarët dhe demokratët janë të bindur që një opozitë e çarë nuk vjen kurrë në pushtet. Një parti politike është një organizatë që synon pushtetin. Në momentin që nuk vjen në pushtet, ngelet shoqatë. Duan demokratët një shoqatë? Atëherë, unë nesër-pasnesër takoj deputetët dhe u them: Deputetë, grup parlamentar, pozicionohemi dhe u ushtrojmë presion palëve që të gjejmë një negociatë që të shpëtojmë partinë? Kjo është lëvizja që do ta bëjë deputet. Ky është plani.

Lexo edhe :  E hëna ditë e ngjeshur në SPAK për Berishën/Fati i kreut të PD sërish në dorë të gjykatës

Pyetje: Pra ti thua lëvizje brenda grupit parlamentar?

Alizoti: Pikërisht, që ne të takojmë njerëzit.

Të fundit

I barabartë me një rrokaqiell 80-katësh/ Ky është vinçi më i madh tokësor në botë

Quhet SGC-250 , por në botën e ndërtimit njihet si Big Carl që nga nëntori 2018, kur u përfundua pas 14 muajsh punë. Për...

Vizitoni Afganistanin, vendin e kulturës, kriketit dhe grave të mbyllura në shtëpi

Kompanitë e specializuara të udhëtimit po përdorin eufemizma për të shmangur aparteidin gjinor Catherine Bennett Duke u mohuar grave afgane punë, arsimim dhe lëvizje të lirë,...

Vizita e “fshehtë” të Melonit në SHBA dhe takimi me Tramp

Giorgia Meloni mbërriti në Mar-a-Lago në orën 19.29 me orën lokale, pasi avioni u ul në Champino, në aeroportin e Palm Beach. Vizita u...

Rama ndan fotot nga Maja e Mencekut/ Një tjetër destinacion për të apasionuarit e malit

Shqipëria ka një numër të lartë vizitorësh edhe gjatë dimrit. Për të apasionuarit e malit, Maja e Mencekut në Tiranë, është një destinacion i...

Investimet e huaja arritën rekord/ Projektet “greenfield” (nga zero) u fundosën me 88%

Në shifra, Shqipëria po përjeton ditët e saj më të mira sa u përket Investimeve të Huaja Direkte (IHD). Banka e Shqipërisë ka raportuar...

Lajme të tjera

Web TV