Babai tenton t’i fusë kokainë të birit në burgun e Fierit, prangoset i moshuari (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka arrestuar një 70-vjeçar me emrin Lutfi Zacelli ditën e sotme për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga nenet respektive të 283, 324/a të Kodit Penal.

Sipas policisë 70-vjeçari tentoi ti fuste në burg të birit Gerand Zacelli një pako me drogë ditën e djeshme. Pakoja përmbante 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Në datë 18 janar 2022, rreth orës 15.00, SHKBB u njoftua nga Salla Informacionit IEVP Fier se gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në pakon postare të dërguar nga shtetasi “L.Z.” për të dënuarin “G.Z.” (babë e bir), janë konstatuar të kamufluara dhe të mirëfshehura 2 gota plastike, ku në brendësi të tyre u gjendën kokrra të dyshuara të ngjashme me të lëndës narkotike.

Menjëherë OPGj i SHKBB-së nën drejtimin e Prokurorisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me Komisariatin e Policisë Lushnje, u koordinua për kryerjen e veprimeve të para hetimore për dokumentimin ligjor dhe zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.

Në bazë të provave dhe fakteve u krye arrestimi në kushtet e flagrancës ndaj shtetasit:

“L.Z.”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P me Burgim”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga nenet respektive të 283, 324/a të Kodit Penal.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV