Armiqtë tradicional të Kombit Shqiptar dhe konteksti historik sindromi “Shën-Stefan”

Nga Sulejman Abazi

Fuqitë e Mëdha e coptuan kombin shqiptar në Konferencën e Londrës të vitit 1913, në 5 shtete dhe në 8 pjesë, duke realizuar masakrën më të madhe në historinë e Evropës kolonialiste të kohës. Situata tragjike vazhdon sot të shkarkojë mbi popullin më të vjetër të kontinentit pasoja të rënda me efekte të pariparueshme. Vendimmarja e Fuqive të Mëdha shkaktoi tkurrjen e territoreve, shpërnguljet dhe asimilimin, coptimin territorial me stratagjemën më të rrezikshme për zhdukjen e kombit më të vjetër në Evropë. Analiza historike vlerëson momentet kulmore, të cilat fshehin thellë të vërtetën mbi tragjedinë dhe masakrën e realizuar mbi kombin shqiptar. Kjo stratagjemë mban emrin “Sindromi Shën-Stefan”.

Sindromi ”Shën–Stefan” është fenoment psikopolitik, që shfaqet si rezultat i trasmetimit të frikës, efekteve shkatërruese të dhunës, presioneve, luftës dhe pushtimeve të shtrira në hapësirë dhe në kohë, me efekte psikologjike raskapitëse, që çojnë drejt shterrimit të energjive dhe kapitullimit. Një reagim psikopolitik i Evropës kundër ekspansionit të Perandorisë Cariste, më pas të ish-Bashkimit Sovjetik dhe sot të Federatës Ruse, përballë kërcënimit ushtarak për realizimin e synimeve, për dominimin e Ballkanit dhe hapësirave detare të Mesdheut, Maltës dhe Gjibraltarit, duke cënuan rëndë interesat e BE në juglindje të Evropës.  Këmbëngulja e Rusisë për arritjen e synimeve të saj drejt Adriatikut dhe Mesdheut, ka mbajtur gjatë nën presionin psikologjik dhe ushtarak Evropën Perëndimore. Në 70 vjet Evropa e ka harruar luftën, por asnjëherë nuk i ka shpëtuar frikës prej efekteve të Sindromit “Shën-Stefan”.

-Traktati i Shën-Stefanit. Përmes tij Perandoria Ruse gjymtoi rëndë tërësinë tokësore të Shqipërisë, duke vështirësuar luftën e popullit shqiptar për shtetin kombëtar. Territoret shqiptare u aneksuan prej shteteve sllave. Tek shqiptarët për 35 vjet më pas mungoi shteti i domosdoshëm, që nuk u mungoi serbëve, grekëve, bullgarëve, malazezëve. Lakmia shovene u vërsul mbi vetëmbrojtjen popullore. Shqiptarët u braktisën nga Evropa. Territoret shqiptare u përdorën mall këmbim interesash të përplasjes Lindje-Perëndim. U ndryshuan pikpamjet politike, ushtarake, administrative dhe ekonomike mbi popullsinë dhe territoret shqiptare, duke krijaur aleancat e reja ruse-bullgare-serbe-greke për asimilimin, coptimin dhe zhdukjen demografike me zjarr dhe hekur të kombit shqiptar.

-Kongresi i Berlinit: Më 13 qershor 1878 me këmbënguljen e Anglisë dhe Austro–Hungarisë u mblodh Kongresi i Berlinit për rishikimin e kushteve të Traktatit Shën-Stefan; për rivendosjen e ekuilibrit të forcave, duke respektuar legjitimitetin. Vendimet e tij nuk u respektuan nga fuqitë e kohës për qëllime ekspansioniste, me interesa mbi vendet e Ballkanit. “Traktati i Shën-Stefanit, ishte akti i parafundit i ndarjes së Turqisë, në dobi të sllavëve“. Problemi mes Fuqive të Mëdha u shtrua thjeshtë; kujt do t’i takonte toka shqiptare pas shpërbërjes së Perandoria Osmane!

-Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 10-12 qershor 1878; Synoi bashkimin e tokave shqiptare mbi 4 vilajetet shqiptare. Organizoi në 3 vjet të ekzistencës shtetin shqiptar me elementet veprues politik, diplomatik, arsimin shqip, traditën, simbolet, sigurinë. Dha modelin shtetit-komb duke lënë amanet programin e Bashkimit Kombëtar. Agresioni i fqinjëve gjakatarë e përballi patriotizmin shqiptar me nacionalizmin agresiv, i cili me zjarr dhe hekur lakmoi territoret shqiptare për të dalë në Adriatik. U mbyt në gjak nga forcat ushtarake të Perandorisë Osmane dhe të shovinizmit ballkanik.

-Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë-Vlorë, 28 nëntor 1912; Krijoi shtetin e parë Shqiptar pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, të përfaqësuar nga Qeveria e Parë e Përkohëshme, e kryesuar nga Ismail Qemal Bej Vlora.

-Konferenca e Londrës, (e Ambasadorëve) Londër 1913; Vendimi për coptimin e trojeve shqiptare ne 5 shtete dhe në 8 pjesë, duke e lënë shtetin shqiptar në një sipërfaqë 28.687 km2.

Lexo edhe :  Kur të hanë “të tutë”

-Kongresi i Lushnjes, 21-31 janar 1920. Miratoi me akt kushtetues Aktin e Shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë. Zgjodhi Këshillin e Lartë dhe Këshillin Kombëtar. Vendosi Tiranën për kryeqytet të Shqipërisë. Suksesi i Luftës së Vlorës bëri realisht Shqipërinë shtet të pavarur, duke u pranuar në Lidhjen e Kombeve. Një vit më vonë, Konferenca e Ambasadoreve në Paris hodhi poshtë kërkesat greke mbi Korçën dhe Gjirokastrën.

-Mbretëria Shqiptare, 1shtator 1928-7 Prill 1939. Miratoi Kushtetutën e Parë të Shtetit Shqiptar, Kodin Penal dhe Civil, Ligjin për Besimet Fetare, Platformën Kombëtare të Arsimit Shqiptar, Mbrojtjen Kombëtare. Për herë të parë i dha shtetit shqiptar një natyrë tjetër në jetën politike të Ballkanit.

-Sistemi komunist në Shqipëri. 29 nëntor 1944-22 mars 1991. E rreshtuar në krahun e Lindjes, Shqipëria ndoqi kursin e ideologjisë komuniste, duke trasformuar jetën social-politike dhe ekonomike në kshtet e izolimit. E orientuar mbi sovranitetin e plotë dhe fuqinë ushtarake synoi përqëndrimin e energjisë kombëtare dhe mbajtjen gjallë të shpresës së popullsisë jashtë trungut amë për identitet kombëtar. Shqipëria ishte vendi i fundit në Evropën Juglindore që përmbysi sistemin komunist dhe i hapi rrugën demokracisë perëndimore.

-Sistemi i Demokracisë Perëndimore. 22 mars 1991-kthesa historike e daljes së Shqipërisë nga sistemi komunist. Në kushte të reja të orientimit euroatlantik dhe të forcimit të marrëdhënieve dhe miqësisë me shtet e fuqishme perëndimore, antare e NATO, Republika e Shqipërisë i ka të gjitha mundësitë në rrugë demokratike të realizojë integrimin gjithëshqiptar dhe formalizimin e kufijve politikë të coptimit të padrejtë të kombit shqiptar.

-Rebelimi i vitit 1997- 24 janar-24 korrik 1997. E njohur ndryshe si “kriza piramidale, anarki dhe luftë civile në Shqipëri”. Një lëvizje antiqeveritare. Shkaktoi rrebelimin e popullit për shkak të falimentimin të firmave piramidale, të cilat grabitën rreth 1,2 miliardë $ kursime të shqiptarëve. Shteti u gjunjëzuar dhe Siguria Kombëtare mori goditje fatale. Një akt i turpshëm shkatërrimi në historinë shqiptare.

-Çlirimi i Kosovës, Akti i Shpalljes së Pavarësisë. Nëntor 1997-12 qershor 1999. Çlirimi i Kosovës nga sundimi shekullor i Serbisë, shpallja e Pavarësisë 8 shkurt 2008 dhe orientimi i saj euroatlantik drejt shtetit në fortë e të begatë, me synimin antarësimin në NATO dhe integrimin drejt shkrirjes me trungun kombëtar.

Nëse duam të lemë gjurmë dhe të bëjmë Historinë e Re të Shqipërisë dhe të Kombit, të mos presim gjithçka nga jashtë, por të ngrihemi në këmbë për të rilindur, duke u mbeshtetur në vullnetin e kombit tonë. Nëse do ta dinim se çfarë force gjenerojmë brenda vetes, nuk do të rrinim kaq urtë, të diskriminuar, të zvarritur dhe nëpërkëmbur pas ngjarjeve të historisë, por do të rizgjonim shpirtin jetëdashës brenda vetes.

Ta fillojmë reflektimin dhe mbështetjen e kësaj fryme me atdhedashuri nga vetëvetja dhe familja jonë, duke ndryshuar me kurajo patriotike bindjet dhe qëndrimin për të mbrojtur me çdo çmim Interesat Kombëtare të Popullit Shqiptar. Të gjithë sëbashku ne mundemi të bëjmë shumë për kombin dhe Shqipërinë tonë.

Të ngremë në nivelin më të lartë frymën e patriotizmit, të përmbysim praktikat e politikave të vjetra diskriminuese dhe vrasëse, për t’u organizuar në forumin më të lartë kombëtar. T’i kundërvihemi me vullnet tentakulave sllave të nxitura nga Sindromi “Shën-Stefan”. Në rrugë pragmatiste të kërkojmë dhe realizojmë rrugët e integrimit dhe të shkrirjes gjithëshqiptare, të bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet-komb, nën emrin Shqipëri.