Putin me 100 mijë trupa, SHBA çon në Ukrainë “armë vdekjeprurëse” me vlerë 200 milionë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngarkesa e parë e paketës së mbështetjes së sigurisë amerikane për Ukrainën në vlerë prej 200 milionë dollarësh ka mbërritur në Kiev, njoftoi sot Ambasada Amerikane.

Dorëzimi erdhi pas vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në Kiev mes shqetësimeve nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë për dhjetëra mijëra trupa ruse në kufirin me Ukrainën. Rusia mohon planifikimin e një ofensive të re ushtarake.

Paketa e ndihmës prej 200 milionë dollarësh u miratua nga Uashingtoni në muajin dhjetor. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë një ndihmë të tillë për të mbështetur forcat e armatosura ukrainase në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës nga agresioni rus”, njoftoi Ambasada Amerikane në Kiev.

Në njoftim thuhet se dërgesa përmban “ndihma vdekjeprurëse të sigurisë dhe municione të destinuara për mbrojtjen ukrainase”. Ministri ukrainas i Mbrojtjes falënderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën e dhënë.

“Siç i tha Presidenti Biden, Presidentit Putin, në rast të një pushtimi rus të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë ndihmë Ukrainës dhe do t’i dërgojnë asaj edhe më shumë mbrojtje”, shkruan në një deklaratë të Ambasadës Amerikane në Kiev.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ishte mirënjohës ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden për ndihmën “e paprecedentë” diplomatike dhe ushtarake.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë të angazhuara javët e fundit në aktivitete diplomatike me Rusinë për çështjen e Ukrainës. Vendet perëndimore kanë frikë se Moska po planifikon një sulm të ri ndaj Ukrainës, të cilën e pushtoi në vitin 2014 dhe aneksoi Krimenë. Rusia e mohon këtë, por thotë se mund të ndërmarrë veprime të pacaktuara ushtarake nëse nuk plotësohen kërkesat e sigurisë.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV